Të dhënat personale, ankesa për abuzime në Facebook
TIRANE- Përdorimi masivisht i rrjetit social Facebook është shoqëruar edhe me abuzime të të dhënave personale. Pranë komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale, institucioni që ka nisur funksionimin prej 1 viti, kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët për abuzime me të dhënat e tyre personale nëpërmjet Facebook-ut.
Abuzimi kryesor që bëhet është hapja e faqes në Facebook nga persona të panjohur për individë të panjohur.
“Kemi patur ankesa për rrjetet social. Fakti që Facebook është në SHBA është shumë vështirë jo vetëm ëpr ne por dhe për vende të zhvilluara dhe e vetmja zgjidhje është ndërgjegjësimi që u bëhet subjekteve. Megjithatë dhe në këtë fushë ne kemi kërkuar asistencën e ekspertëve të këshillit të Europës” u shpreh drejtoresha Flora Cabej.
Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është mbajtur raporti i komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2009. Drejtoresha e këtij institucioni Flora Cabej ka deklaruar se po synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve pasi zbatimi i gjobave nuk ka efekt. Kjo edhe për faktin se gjobat janë minimale dhe arrijnë deri në 25 mijë lekë të reja.
Ndërkohë në vende të tjera si Anglia, gjobat për abuzimet me të dhënat personale shkojnë deri në gjysmë milionë paund.
(e.n/News24/BalkanWeb)