Akuza: Burg përjetë Afrim Hasanit, vrau 2 policë
TIRANE- Burg për jetë ka kërkuar prokuroria në pretencën për vrasësin e dy policëve Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrusha më 24 mars 2009 në fshatin Shën Mëri të Kukësit .Në sallen e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të rënda, mungonte i akuzuari Afrim Hasani, i cili përfaqësohej nga avokati ndërsa ishin të pranishëm dhe 2 familjare të tij. Prokuroria pretendoi se nga të gjitha provat e mbledhura rezulton se 34 vjecari Hasani është autor i vrasjes me paramendim të dy efektivave të policisë.Ngjarja ndodhi pas një konflikti të lindur midis autorit dhe dy punonjësve të policisë ,pasi ata e kishin kallezuar Afrim Hasanin, person me precedentë të mëparshëm penalë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kukës për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës së tjetrit. 2 inspektorët e policisë u qëlluan me breshëri automatiku, ndërsa ata ndodheshin në një lokal në fshatin ShënMëri.
Pas krimit autori u fsheh në një pyll pranë fshatit të tij, ku u gjet pas disa ore kerkimesh.
Pas krimit autori u fsheh në një pyll pranë fshatit të tij, ku u gjet pas disa ore kerkimesh.