E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, rihapen kufijtë për trafikun hekurudhor me Italinë

Franca ka rihapur kufijtë e saj për trafikun hekurudhor, pasi i kishte mbyllur për një kohë të shkurtër, për të ndalur trenat nga Italia, që mbartnin emigrantë afrikanë.

Italia protestoi tek Franca ndaj kësaj mase, duke thënë se ajo paraqet shkelje të parimeve të përgjithshme evropiane.

Italia është ankuar se “është lënë e vetmuar” nga partnerët e Bashkimit Evropian, për tu marrë me mijëra emigrantë, shumica prej tyre nga Tunizia, të cilët kishin arritur në ishullin jugor, Lampedusa, gjatë muajve të fundit.

Roma i ka pajisur emigrantët me lejeqëndrim të përkohshëm, që u lejon atyre të largohen nga Italia dhe të udhëtojnë në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›