E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohen 17 persona për vrasje

Autoritetet meksikane kanë kryer në orët e fundit 17 arrestime në shtetin e Tamaulipasit.

17 arrestimet kanë lidhje me vrasjet e personave, trupat e të cilëve janë gjetur disa ditë më parë në një varr masiv në zonën e San Ferndandos, në kufi me SHBA-në.
 

Një nga personat e arrestuar, ka qenë edhe një i shumë kërkuar, i cili ka nofkën "El Kiko".
 

Sipas policisë vendase El Kiko akuzohet për pengmarrjen dhe vrasje e dhjetëra personave.

Sipas përllogaritjeve të policisë meksikane vetëm në 4 vitet e fundit në shtetin meksikan kanë vdekur 37 mijë persona si pasojë e luftës mes karteleve të drogës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›