Filipine, alarm për shpërthimin e vullkanit Taal

Autoritetet filipinase kanë dhënë alarmin për shpërthimin e vullkanit Taal. Qeveria ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme evakuuimin e banorëve afër vullkanit nga zona e rrezikut.
Por pavarësisht masave të qeverisë dhe të alarmit të shpallur shumica e 5 mijë banorëve të zonës nuk kanë pranuar që të largohen nga banesat e tyre.
Vullkani Taal ndodhet në zonën Batanga, rreth 65 kilomentra në jug të kryeqytetit të vendit, Manilas. Sipas ekspertëve të gjeologjisë vendase ka të gjitha gjasat që vullkani të shpërthejë pavarsisht se kohët e fundit ka qenë një vullkan i fjetur.