E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton projektin e xhamisë së re

Kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar sot projektin për xhaminë e re në kryeqytet. Në fjalën e tij kryebashkiaku Rama theksoi se xhamia e re do të plotësojë këndin e munguar të bashkejetesës mes komuniteteve fetare.
 

“Xhamia e re do të plotësojë trekëndëshin e besimeve fetare, atë traditë qytetare të Tiranës si një traditë solidariteti dhe respekti për tjetrin.
Ndërkohë që dy besimet e tjera kanë hapësirat e tyre, besimit mysliman i mungon. Ne duam që Tiranë ta ketë këtë kënd të ri dhe ta përçojë tek vizitorët dhe brezat e rinj” theksoi Rama.
 

Duke analizuar projektin për ndërtimin e xhamisë së re në kryeqytet, kreu i Bashkisë Rama theksoi se hapësira e ndërtimit të xhamisë do të transformohet në një qendër të thellimit të dijes mbi kulturën islame. Sipas tij ky studim i imët është kryer nga një grup specialistësh në bashkinë e Tiranës.
 

 “Xhamia e Et’hem Beut mbetet një perlë trashëgimore dhe kulturore për Tiranën por përmasat e saj nuk lënë mundësinë e kryerjes së të gjithave shërbimeve të nevojshme. Duke dëgjuar komunitetin për domosdoshmërinë e kësaj hapësire të re, zhvilluam një analizë të të gjitha të dhënave të nevojshme për ndërtimin e një xhamie tjetër.”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›