E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavia, xhaxhai rrëfim shokues: Unë i vrava familjarët

PAVIA- 
Indetifikohen viktimat e masakrës në Itali
Ora 19:50-Policia e Pavias e cila është duke hetuar rastin e masakrës së shqiptarëve në Pavia ka nxjerrë në dritë fakte të reja. Sipas saj, autori i masakrës është xhaxhai i vajzës 3 vjecare, Alfred Melyshi, ndërsa babai i vajzës në ato momente nuk ndodhej në shtëpi. Policia e Pavias ka identifikuar viktimat, ato janë Rina Melyshi dhe vajza e saj 3 vjecare. 
Viktima tjetër është motra e Rinës e cila jetonte në një shtëpi me të, Ornela Ndoja 19 vjec. Fillimisht policia dyshoi që krimi mund të ishte bërë nga babai i vajzës 3 vjecare, Anton Melyshi, por pas hetimeve, vrasësi rezultoi vëllai i tij. Ky i fundit ndodhet në spital pas tronditjes së madhe që mori. Policia e Pavias deklaron se ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë brenda familjes.

Pavia, Babai rrëfim shokues: Unë i vrava familjarët
Ora 19:33- Policia e Pavias ka mundur të zbardhë masakrën e ndodhur në Pavia. Babai i vajzës 3 vjecare të masakruar, ka deklaruar se ka qënë ai që ka kryer masakrën. 30 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duket se i ka mbyllur në këtë mënyrë problemet familjare. Pas vrasjes së gruas, kunatës dhe vajzës së tij, ai ka tentuar ti japë fund edhe jetës së tij.

Itali, masakrohen 3 shqiptarë nga një familje
Ora19:07- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pavia të Italisë. Tre pjestarë të një familjeje, një vajzë 3 vjecare, nëna dhe tezja e tij të moshës 20 deri 25 vjec, janë masakruar me thikë. Sipas policisë së Pavias, në drejtim të banesës së tyre është shtënë me armë edhe ditën e djeshme, ndërkohë që policia konfirmon edhe plagosjen e babait të fëmijës 4 vjecar. 

Viktimat janë gjetur brenda banesës, ndërsa policia dyshon se autorë të ngjarjes kanë qënë dy shqiptarë të tjerë. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, me protagonistë familjen nga Shqipëria, por policia italiane dyshon për një konflikt mes dy familjeve shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›