E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, ultranacionalistët protestojnë kundër hyrjes në BE

Ulltranacionalistë serbë kanë protestuar kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së i kanë rekomanduar këtij vendi statusin e kandidatit për tu bërë pjesë e bllokut prej 27 anëtarësh.

Duke mbajtur parulla anti-BE, zyrtarët dhe ndjekësit e Partisë Radikale Serbe kanë marshuar para zyrës së presidentit serb, Boris Tadiç, ku edhe janë ndaluar nga policia.

Dragan Todoroviç, zyrtar i kësaj partie, tha se janë mbledhur mbi 200 mijë firma të qytetarëve që kundërshtojnë hyrjen në BE. Ai tha se anëtarësimi në këtë mekanizëm do të ishte katastrofë.

Ministrat e BE-së kanë mbështetur kandidaturën e Serbisë, pasi kjo e fundit ka arritur marrëveshje me Kosovën për bashkëpunimin rajonal. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›