E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët më të dënuarit nga Gjykata e Hagës

 

BEOGRAD – Gjykata Kundër Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar më shumë shtetasit serbë sesa shtetasit e vendeve të tjera.
Në një publikim statistikor të Gjykatës së Hagës, nga 1000 vjet burgim që kjo gjykatë ka dhënë në total, vetëm 718 vjet janë dhënë vetëm për shtetasit serbë. Sipas statistikave, kjo shifër është tre herë më e lartë se sa dënimet kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve së bashku.
Deri tani në Gjykatën e Hagës  janë paraqitur 147 të akuzuar nga të cilët, 95 kanë qenë serbë, 31 kroatë, 14 boshnjakë dhe 7 shqiptarë.
(a.s/Balkanweb/INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›