Letra të hapura dhe dënime me vdekje, trashëgimia opozitare e Edvinit
Kërcënim i ri i Edvinit për pasoja të paparashikuara, nëse Berisha nuk e ndihmon politikisht dhe nuk e nxjerr nga bataku ku e ka futur veten dhe të gjithë të majtën. Kërcënimi shqiptohet me një letër të hapur, njëlloj si dikur Enver Hoxha shkatërronte kishat e xhamitë, apo Kristaq Rama dënonte me vdekje, duke u justifikuar se kështu i kontribuohet ligjit dhe drejtësisë. Trashëgimia vrastare po synon sërish ta ndajë Shqipërinë nga Perëndimi, por mbijetesa nacionale na jep leksionin se si do turpërohet karikatura komuniste që lëshon kërcënime talebane në shekullin e 21
Ska asnjë shenjë pendese tek kryetari mandatprerë i PS-së, ska asnjë gjasë që ai ti largojë kalecët e vet nga llogorja e bllokimit të reformave dhe e ndaljes së rrugëtimit panshqiptar drejt Perëndimit. Dje sërish Edi Rama i çoi kalecët e vet në parlament me gjuhën e arrogancës e të ultimatumit, dhe pasi u konsumua bllokada në drekë, u shfaq vetë pasdite si i bukuri shejtan, me një letër të hapur, ku përsëriste se sdo të merreshin me mend pasojat që do të kishte Shqipëria, nëse atij nuk do ti hapeshin kutitë. Deklarata bëhej në formën e letrës së hapur, trashëgimisë së njohur të Enver Hoxhës e të Kristaq Ramës, bëhej në formën e një fatve, që nënkupton veç dënime me vdekje. Letra e hapur që dënoi me vdekje besimin fetar në Shqipëri e 1967-s, u pasua nga dhjetëra letra të tjera të hapura, më të vogla në rëndësi, por njëlloj dacibao që synonin tjetërsimin e shqiptarëve, e në mos pranofshin të deeuropianizohen, edhe shfarosjen e tyre. Në këtë stad u njohën Kristaq Rama dhe i biri i tij Edvini me efektivitetin e fatvave të talebanëve komunistë, fletë-rrufe që rrënonin njerëz në arte, në arsim e në sport. Provat janë të shumta dhe firma e Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela është rasti më i mirënjohur.
Por për opozitën edviniste që i ka vënë vetes synim të shndërrohet në barrikadë kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve e kundër integrimit të tyre në Evropë, gazeta bashkëshoqëron letrën famëkeqe të Edi Ramës që kërcënon se refuzimi i transparencës nga ana Juaj në 18 mars, do të ishte një gabim që sot nuk jemi në gjendje tia parashikojmë dot pasojat me firmën-zanafillë të Kristaq Ramës në dënimet me vdekje, firmën e parë në emërimin-sefte në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Bashkëshoqërimi i posaçëm i këtyre dy shfaqjeve të komunizmit shqiptar, jep fytyrën e vërtetë të një të keqeje që po trashëgohet e nuk po ndryshon megjithë ndryshimet në dukje. Nga Enver Hoxha e Kristaq Rama tek Edvin Rama kemi kalimin prej firmave vrastare në dënimin kolektiv që po kërkohet tu jepet shqiptarëve me letrën e hapur haxhiqamiliste të ditës së djeshme. Edi Rama ka kërcënuar dje se do ta mbajë vendin peng sa të mundet, se është i gatshëm të dalë në rrugë në e ndjekttë njeri e se sdo të lërë gur pa lëvizur nëse parlamenti nuk do tia konsiderojë kërkesën, derisa ta fundosë të gjithë aspiratën e shqiptarëve... Mesazhi është i qartë kudo e ska nevojë të lexohet mes rreshtave të përulura të Letrës së Hapur. Është i njëjti ligjërim si ai i Enver Hoxhës, teksa thoshte në 67-n se po i hapte rrugë rinisë që kërkon shembjen e kishave dhe të xhamive, apo tek justifikimi i Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e Kristaq Ramës se kanë qenë duke respektuar ligjet, kur firmosnin për dënimet me vdekje edhe në prag të vitit 1990. Fiks ligjërimi për respektimin e ligjit është ombrella mbi të cilën ndërtohet fatva e fundit e Edi Ramës, një fatva edhe më e rëndë sesa firmat e Kristaq Ramës, pasi kjo është një fatva që na kërcënon me ndëshkim kolektiv.
Marrja peng e së majtës po synohet të shndërrohet në marrje peng të të gjithë vendit, në delegim pushteti pa votë, pra në një ekuacion që ndan pushtet sipas hierarkisë së brezit të dytë të nomenklaturës komuniste. Por kjo fatva është një lexuese e dëshpërimit dhe e paranojës që po mbizotëron tek lidershipi i së majtës. Siç u mbijetua nga letrat e hapura të Enver Hoxhës, siç i doli mbi ujë aktiviteti i zi Kristaq Ramës, ashtu do të neutralizohet edhe establishmenti i ri i bojaxhiut të Sigurimit të Shtetit, tani kryetar mandatprerë i PS-së. Kjo përplasje ngjan si me një film serial, ku të zinjtë skanë për tia dalë mbanë. Jo se na mbizotëron estetika e Hollivudit, por se fatva-t e Edvinit shqiptohen nga dëshpërimi dhe skanë kurrfarë aleati, as në shoqërinë shqiptare e as në Perëndim. Prandaj mbijetesa dhe ringjallja na bën ti kujtojmë kreut të PS-së, se nëse i është futur rrugës së trashëgimisë komuniste pushka top!.
Ilir Nikolla
Kujtesë - nga njëra letër e hapur e kryesocialistit, te tjetra
Letrat e hapura të Edi Ramës arkaike, si të Enver Hoxhës në vitin 1967
Hobia e Edi Ramës për letra të hapura, është e njohur. Jo vetëm kaq, po kjo prirje e kryesocialistit, është evidentuar edhe nga Kryeministri Sali berisha, ndërsa saktësisht 3 vjet më parë, Edi Rama, mbushte mediat me një tjetër letër të hapur.
ishte koha, ku PS-ja sapo ishte konfirmuar humbëse e zgjedhjeve lokale të vitit 2007 dhe në muajin prill, pritej që NATO të zyrtarizonte Shqipërinë si vend kandidat të sajin.
Sigurisht, Edi Rama, që deri atëherë, kishte bërë lojën, të hy të mos hy në zgjedhjet lokale, pasi kishte djegur një datë të tyre, tentonte të bënte rolin protagonistit, duke ofruar gatishmëri për reforma, nëpërmjet një letre të hapur, drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, i cili asnjëherë nuk e kishte përjashtuar opozitën e vetëpërjashtuar nga kontributi për reformat integruese.
Në përgjigje të letrës së hapur të Ramës, Kryeministri Berisha e quante këtë lloj komunikimi të kryesocialistit, si arkaike.
"Në sirtarët e mi kam gjetur letra të shumta, që zoti Rama i dërgonte zotit Nano dhe zotit Meta dhe do ta këshilloja që forma me letra të hapura komunikimi është jo e ndaluar, por arkaike sa vetë letra e Enver Hoxhës në 1967, që ua drejtonte shqiptarëve. Por, të gjitha këto nuk përbëjnë asnjë pengesë reale që të mirëpres vullnetin e sinqertë për të bashkëpunuar në reforma, në të gjitha fushat. Ne jemi një qeveri që procedojmë me reforma të gjithanshme. Jemi dhe do të jemi të ndjeshëm ndaj interesave të veçanta të opozitës. Unë jam i vetëdijshëm që opozita ka qëllim interesat e vendit, por ka edhe interesa specifike më të theksuara. Mendoj se pavarësisht formës arkaike, kur gjeta se u kishte dërguar edhe kryeministrave të tij letra, lëre, thashë, i përgjigjej Kryeministri Sali Berisha në 27 mars 2007, letrës së hapur të kryesocialistit Edi Rama.