Meta: Mesazhet për protestë në drejtim të kundërt me integrimin
TIRANë- Në fjalën e tij Zv. kryeministri njëherësh ministri i Jashtëm Ilir Meta ka shprehur keqardhje për opozitën, që ka zgjedhur rrugën e protestave dhe jo të bashkëpunimit me maxhorancën për integrimin e vendit në BE.
“Unë dua të shpreh keqardhje për këtë retorikë kaq negative që dëgjova këtu, është për të ardhur keq që opozita në vend që të marrë disa përgjegjësi për të mbrojtur edhe interesat e atyre që ka nesër në protestë, vazhdon edhe sillet në mënyrë të gabur. Pikërisht kur edhe nga BE edhe nga NATO vinë mesazhe të mira, madje edhe Rasmusen e bëri të ditur sot se vendi është duke ecur në drejtimin e duhur”, këto sipas Metës “nuk shkojnë aspak në të njëjtin drejtim me mesazhin e dëgjuar nga opozita.”
Në lidhje me kërkesat e PS për transparencën e zgjedhjeve, Meta ka deklaruar se opozitës nuk i është privuar asnjë e drejtë. Ajo, sipas Metës, mund ti drejtohet në cdo kohë gjykatës, madje mund të shkojë deri në Komisionin e Venecias.
“Kush i ka penguar të ngrejnë komisione parlamentare nëse kanë shqetësim kryesor transparencën? Kush i ka pengur të ecin përpara në hetimin e tyre? Ata mund të fillojnë të hetojnë që sot, kanë kryetarin e komisionit hetimor, nuk i pengon askush për hapjen e kutive, mund ti drejtohen gjykatës dhe Komisionit të Venecias, nuk ka asnjë arsye që këtë sjellje të opozitës sonë” – deklaroi Meta, ndërsa e ftoi opozitën të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë.
(m.a/BalkanWeb)