E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, afër njohës së pavarësisë së Kosovës

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 11:04

Marrëveshja e arritur për vulat doganore mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin Brukselit, e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja sllovene “Delo”.

“Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë e afron Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazeta.

E përditshmja “Delo” gjithashtu vlerëson se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar mbi Serbinë e Uashingtoni mbi Kosovën.

“Për këtë arritje është kujdesur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pa dorëza diplomatike ka tërhequr vërejtjen se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga përparimi në raportet Beograd – Prishtinë”, shkruan gazeta. (Kosovapress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›