E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia bojkoton Ohërin për shkak të Kosovës

Republika e Kosovës është prezantuar e barabartë me shtetet tjera në Konferencën “Bashkë për Paqen dhe Sigurinë Globale” të vendeve të Kartës së Adriatikut të mbajtur në Ohër. Për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, këtë takim e ka bojkotuar Serbia.

Këtë veprim, Ministri i FSK-së, Agim Çeku e vlerësoi si mendësi e së kaluarës.

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë ka theksuar se ministria homologe serbe në momentin e fundit ka bërë të ditur anulimin e pjesëmarrjes, ndërsa jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë vendim ka qenë pjesëmarrja e Kosovës.

“Për fat të keq nga Republika e Serbisë, në moment të fundit vendosën të mos jenë pjesë e kësaj konference, për arsye të cilat ata vetë i kanë të njohura”, ka theksuar Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, trasnsmeton INA.

Ministrat pjesëmarrës në këtë Forum kanë promovuar dialogun rajonal dhe kapacitetet për integrim euroatlantik.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes përmes përfaqësuesit të saj përcollën porosinë se takimet e tilla dhe zbatimi i reformave krijojnë mundësinë që rajoni të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›