E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia bojkoton konferencën e Kartës së Adriatikut, shkak Kosova

SHKUP- Shqipëria dhe Kroacia bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë lokomotive për anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO. Kështu kanë konstatuar ministrat e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut në një konferencë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të mbajtur sot në Shkup.

Kontributin e Shqipërisë në NATO e ka lavdëruar edhe përfaqësuesja e lartë e Pentagonit, duke përmendur si shembull edhe rënien e ushtarit shqiptar Feti Vogli, në kaudër të misionit të NATO-s në Afganistan.

Në rolin e vëzhguesit në takim është përfaqësuar edhe Kosova, përmes ministrit të Mbrojtjes Agim Ceku. Kosova është prezantuar pa fusnotë, vetëm me flamur dhe me emrin e ministrit Ceku.

Mirëpo prezenca e tij ka qënë shkak që konferenca të bojkotohej nga minsitri serb Dragan Shutanovac, i cili po ashtu ka pasur ftesë për pjesmarrje. Ky bojkot është kritikuar nga ministri shqiptar i Mbojtjes Arben Imami dhe nga ministri i forcave të Sigurisë së Kosovës Agim Ceku.
“Marrëveshja të cilën ata e kanë firmosur, besoj me vullnet të plotë dhe të lirë të jetë një dokument për implementim politik”,- theksoi Imami.

Takimi në Shkup ishte vazhdim i dialogut nga takimi i fundit i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut dhe SHBA i mbajtur në Durrës më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Takimi u hap nga presidenti i Maqedonisë George Ivanov, i cili edhe një herë kërkoi që në samitin e ardhshëm në Cikago, NATO ti japë ftesë Maqedonisë ftesë për anëtarësim, për të përmirësuar padrejtësinë në samitin e Bukureshtit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›