Turqia mbështet qëndrimin e Iranit për programin bërthamor
TEHERAN- Turqia mbështet qëndrimin e Iranit për programin bërthamor, deklaroi sot kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan gjatë një takimi me presidentin e Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, njoftoi faqja e internetit e presidencës iraniane.
"Qeveria dhe populli turk gjithmonë kanë mbështetur në mënyrë të qartë qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit për programin bërthamor dhe do të ndjekin në mënyrë të vendosur këtë politikë në të ardhme", deklaroi kryeministri Erdogan, i cili është në një vizitë dy ditore në Teheran.
"Presidenti Ahmadinexhad përshëndeti qëndrimin e qartë dhe të sinqertë të Turqisë në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit", theksoi faqja e internetit.
"Turqia është ofruar për të pritur bisedimet e ardhshme të programit bërthamor mes Iranit dhe fuqive të Grupit 5 +1 (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania), që pritet të rifillojnë më 13 prill", tha ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi.
(ma.ar/BalkanWeb)