Shkodër, princesha belge, ofron mbështetje për vaksinimin e fëmijëve
SHKODËR- Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathilde e Belgjikës, ofroi sot mbështetjen e saj dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për realizimin sa më mirë të procesit të vaksinimit të fëmijëve.
Gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme, në mjediset e “Grand Hotel Europa”, në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen edhe të Princeshës së Belgjikës, përfaqësues të qendrave shëndetësore nga Shkodra, Podgorica, Maqedonia, Organizata Botërore e Shëndetësisë, etj, diskutuan për problemet e vaksinimit të fëmijëve.
"Jam shumë e gëzuar që ndodhem këtu mes jush sot, pasi e di shumë mirë se sa e vështirë është puna që ju duhet të përballoni përsa i përket vaksinimit. Unë jam këtu për të përgëzuar punonjësit e shëndetësisë, për punën e pa lodhshme që ata bëjnë, por jam këtu edhe për të parë se si veproni dhe çfarë bëni, pra dua vetëm t’u dëgjoj gjithçka që ju keni për të më thënë përsa i përket profesionit”, u shprehë princesha belge.
Në takim u fol edhe për përvojën që Shkodra ka në sistemin e vaksinimit të fëmijëve, si dhe regjistrimin elektronik të fëmijëve që i nënshtrohen këtij procesi, i pari i këtij lloji i aplikuar në Europën Juglindore. Princesha belge ka ofruar mbështetjen e saj dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për realizimin sa më mirë të procesit të vaksinimit të fëmijëve. Po sot, Princesha belge ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Komunën Bushat, të rrethit Shkodër, dhe më pas edhe në Polikliniken Qëndrore të qytetit.
(ma.ar/BalkanWeb)