E Diel, 1 Nëntor 2026

Arma e sekuestruar, Çaushaj: E njëjta armë vrau arkëtaren e argjendarin

Është vërtetuar tashmë nga ekspertiza ligjore se arma, e cila iu sekuestrua sot shtetasit Viktor Gushi, 37 vjec pas arrestimit të tij si i dyshuar grabitjes “NBG”bank, tre ditë më parë në sheshin "Shtraus", pranë zonës së`Xhamllikut`,në kryeqytet, është e njëjta armë me të cilën autori vrau arkëtaren Leonora Kaloçi, plagosi rojen Skënder Elmazi si dhe vrau me 21 tetor të këtij viti argjendarin Rrapo Sinanaj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, i cili në një deklaratë për mediat tha se arrestimi i tij u realizua pas 48 orë kërkimesh intensive policore. Caushi theksoi se personi në fjalë është një person shumë i rrezikshëm dhe me precedent penal në shumë ngjarje të tjera të cilat janë pranuar prej tij gjatë pyetjeve paraprake. Po kështu ai theksoi se jo vetëm arma, por dhe mjetet e përdorura prej tij si maskat, rrobat janë identike nga ngjarja në ngjarje.
 

Lidhur me këtë arrestim është prononcuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili tha se autori kishte parashikuar për ditën e sotme një tjetër grabitje në rrugën “21 dhjetori”, e cila nuk u vu në jetë si rezultat i arrestimit. Burgaj shtoi se arrestimi i Gushit, 37 vjecarit nga Patosi me origjinë nga Gjirokastra u bë në lokalin pranë banesës së tij. Sipas Burgaj paraprakisht i ndaluari nuk paraqitet si një person me probleme mendore, ndërsa lista e krimeve të tij nuk shtrihet vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera, po kështu ai rezulton të jetë dënuar me 5 vite burg në Greqi për lëndë narkotike si dhe autor i një sërë grabitjesh të ndryshme në vend.

Pritet që ne oren 10:00 te se premtes, policia të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të plota lidhur me operacionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›