E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia depoziton kandidaturën për anëtarësim në BE

Presidenti Boris Tadiç i dorëzoi në mesditë kandidaturën e Serbisë kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian deri më 31 dhjetor.           Serbia me 7,5 milionë banorë konfirmoi kështu objektivin e saj strategjik për t'u bërë pjesë e BE-së. Por, sipas vlerësimeve hyrja e kësaj ish-republike jugosllave në BE nuk mendohet të bëhet e mundur para viteve 2014-2018, pasi shumë probleme mbeten për t'u zgjidhur.      Çështja e pazgjidhur e shpalljes së pavarësisë së Kosovës përbën një pikë të pazgjidhshme dhe anëtarësimi duket pak i mundshëm nëse kjo çështje nuk gjen zgjidhje.      Shpallja e pavarësisë nga autoritetet e Prishtinës, në shkurt të 2008-s është njohur nga 22 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›