E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Ja akuzat e Berishës ndaj Imamit dhe Cekës

“Në vitin 1994, Sali Berisha e akuzon Arben Imamin si gjeneral në shërbim tëe Sllobodan Milloshevicit. Duke iu referuar krimit të 14 janarit në Shkodër Sali Berisha akuzon në gazetën Rilindja Demokratike (datë 21 janar 1994) se “Z.Imami për të merituar spaletat e Milloshevicit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve...krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Millosheviçi, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka...” rikujtoi ai. Ai shtoi se “tre vite më vonë në vitin 1997, në gazetën Rilindja Demokratike (datë 19 korrik 1997), Sali Berisha e akuzon Arben Imamin  se në mars të vitit 1997 ky i fundit “u vesh si ushtarak dhe hipi mbi tank për të marshuar drejt Tiranës, në krah të gjeneralëve të jugut”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›