Në duart e mafies
Kalabria është një shembull i mirë për të treguar se subvencionet që vë në dispozicion Brukseli nuk shkojnë tek ata që kanë nevojë. Prej atyre që Brukseli lëvron çdo vit në Italinë e Jugut përfiton mafia dhe Ndrangeta.
Dy panine me peshk ton dhe domate, një sallatë frutash dhe një shishe ujë. Enco Patini, menaxheri i ri nga Napoli, i cili nuk do të na e thotë emrin e tij të vërtetë, e kalon shpesh pushimin e drekës në sallën e konferencave të shoqërisë ku punon. Pasi ha, ai lexon me qetësi gazetat dhe mbledh në internet informacione për subvencionet nga Brukseli.
BE dhe paraja
"Nga viti 2000 deri në 2006 për Jugun e Italisë janë derdhur 50 miliardë euro subvencione nga Brukseli. Këto përbëjnë 3 për qind të prodhimit bruto të vendit".
Shuma të jashtëzakonshme, të cilat sipas pikëpamjes së ekspertëve financiarë nuk kanë sjellë ndonjë lloj përfitimi. "Askush nuk mund të pretendojë me seriozitet se gjendja ekonomike e Italisë së Jugut është përmirësuar ndjeshëm. Çështja, pra, është se për se dhe për kë kanë qenë ato 50 miliarda? Këtu nuk kemi të bëjmë me projekte që nuk kanë treguar rezultate, por për gjëra më të këqija. Në Itali, sikurse edhe në Francë e Greqi, ka një numër të madh rastesh mashtrimi, shumica e tyre në Sicili e ndjekur nga Kampanja".
Pikërisht në ato rajone ku është e përqendruar mafia dhe Kamorra. Sipas Enco Patinit kjo s'është rastësi: "Në rastin e shumave të tilla nuk mund të jetë një njeri i vetëm. Kemi të bëjmë me një sistem mashtrimi të kriminalitetit të organizuar për të përfituar para nga ndihmat e Brukselit".
I këtij mendimi është edhe informaticieni nga Kalabria, Françesko Strana: "Një pjesë e parave shkon edhe në xhepat e popullsisë, por në mënyrë indirekte përmes kriminalitetit të organizuar, që me këto para paguan ata që punojnë nëpër firma që janë në dorën e mafiozëve".
Ky problem natyrisht që është i njohur edhe në Bruksel. Për këtë si kusht për akordimin e subvencioneve është transparenca. Por administratat rajonale nuk u përmbahen atyre. Madje Kampanja nuk arriti t'i merrte të gjitha fondet e parashikuara, sepse nuk kishte përmbushur kriteret. Megjithatë, shumë besojnë se sado të ashpra të jenë kriteret, ato nuk mund të parandalojnë që paratë të bien në duart e gabuara.
Kështu mendon edhe Françesko Strana: "Kontrollet mund të ashpërsohen, po këta njerëz janë të zgjuar. Ata do t'ia dalin gjithmonë që t'i paraqesin gjërat sikurse parashikohet. Kështu e kanë bërë deri tani dhe kështu do ta bëjnë edhe më tej. Problemi duhet kapur nga rrënjët".
Françeskoja pushon një moment dhe vazhdon duke thënë se e domosdoshme është fillimisht që qeveria italiane ta pranojë se e ka humbur kontrollin ndaj një pjese të territorit të vendit, të cilin e kanë në dorë grupimet kriminale. Pas kësaj BE-ja duhet ta marrë vetë në dorë kontrollin e projekteve që financon.
Ngjashëm shprehet edhe Françesko Molaçe, zëdhënës i një forumi shoqëror në provincën kalabreze të Lokrit. "Deri tani nuk kemi një klasë politike që të jetë aq e moralshme, sa t'i ndajë subvencionet sipas kritereve objektive. Politikanët tanë furnizojnë me paratë e fondeve publike miqtë e tyre".
Një gjykim asgjësues për mënyrën aktuale të shpërndarjes së tenderave të BE-së. Rajoni i Sicilisë premtoi se do të përmirësohet dhe ka ngritur një zyrë speciale, e cila bashkëpunon me policinë financiare për të evidentuar rastet e parregullsive në përdorimin e subvencioneve të BE-së. Çështja është vetëm se sa seriozisht e marrin nëpunësit e kësaj zyre detyrën e tyre.