Ministria e Punës : 6.1 miliardë lekë për programet e mbrojtjes sociale
Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), në zbatim të programeve të mbrojtjes sociale, ka administruar dhe shpërndarë gjatë këtij viti një fond buxhetor prej 6.1 miliardë lekësh. Menaxhimi financiar i këtij fondi, inspektimi i ndihmës ekonomike dhe pagesave për kategoritë e ndryshme të Personave me Aftësi të Kufizuara, kanë zënë një peshë të rëndësishme në aktivitetin e SHSSH-së, strukturë në varësi të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Burimet zyrtare në këtë ministri, nisur nga rëndësia që ka programi dhe inspektimi i fondeve të pagesave në cash për kategoritë në nevojë, bëjnë të ditur se sfida e zbatimit të politikave sociale të adresuara në zbutjen e varfërisë dhe mbështetjen e kategorive sociale në nevojë, ka qenë rritja e efektivitetit të përdorimit të fondeve sociale.
Në zbatim të politikave sociale të qeverisë për zbutjen e varfërisë, SHSSH-ja deri tani vetëm për ndihmën ekonomike ka realizuar dhe shpërndarë një fondi prej 1.7 miliard lekësh nëpërmjet të cilit u trajtuan rreth 101.000 familje të varfra (41.000 familje me ndihmë të plotë dhe 60.000 të tjera me ndihmë të pjesshme).
Ministria e Punës vlerëson se ecuria dhe dinamika e programit të ndihmës ekonomike po përforcon tendencën e uljes së numrit të familjeve përfituese në rreth 93.500 familje, ose për rreth 7500 familje më pak. Në reduktimin e numrit të familjeve përfituese ndikon dinamika e brendshme e skemës, por vetëm si rezultat i inspektimeve janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 3.167 familje që e përfitonin në mënyrë abuzive këtë pagesë, me një efekt financiar 8.102.000 lekë.
Shtëpitë e fëmijëve
Pranimi dhe largimi, vetëm me vendim gjykate
Rreth 50% e institucioneve të përkujdesit të fëmijëve kanë filluar procedurat ligjore të marrjes së kujdestarisë së fëmijëve me vendim gjykate, bënë të ditur burime nga Shërbimi Social Shtetëror, sipas të cilit, zbatimi i procedurave të reja të pranimit mundësohet falë një udhëzimi të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ky udhëzim parashikon që fëmijët e grupmoshës 0-15 vjeç do të pranohen apo largohen nga institucionet e përkujdesit publik apo privat, vetëm me vendim gjykate të formës së prerë. Sipas SHSSH-së, me zbatimin e këtij udhëzimi personat që do të pranohen në këto institucione përfitojnë një mbrojtje ligjore më të plotë. Pasi përcaktohet qartë pozicioni ligjor i fëmijëve në përgjithësi dhe atyre me aftësi të kufizuar në marrëdhënie me institucionet, janë të përcaktuara qartë detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore të drejtuesve të shërbimit shoqëror kundrejt grupmoshës 0-15 vjeç, që nuk lënë shteg për shmangien e problemeve që mund të lindin gjatë punës në institucione. Në bazë të këtij udhëzimi, kuadri ligjor për pranimin e fëmijëve në institucionet publike dhe private po bëhet më i plotë dhe më praktik, vlerëson SHSSH-ja. Institucionet e përkujdesit, përveç detyrimit të zbatimit të standardeve të detyrueshme, duke pasur si qëllim plotësimin e kushteve materiale dhe edukative të fëmijëve, marrin përsipër marrjen e vendimeve të caktuara ligjore duke pasur si qëllim interesin më të lartë të fëmijëve. Aktualisht, në 55 institucionet ditore të përkujdesit trajtohen rreth 294 fëmijë, ndërsa 344 të tjerë marrin shërbime nga institucionet e OJF-ve.