E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekin 2008, Phelps rrëmben medaljen e tetë

Michael Phelps ka fituar medaljen e tij të tetë në Lojërat Olimpike të Pekinit, duke thyer rekordin e vendosur nga Mark Spitz në vitin 1972 me shtatë medalje të fituara. Phelps, që është 23 vjeç e fitoi medaljen e tij të tetë në stafetën 4x100m, gjatë të cilës garoi në krah të Aaron Peirsol, Brendan Hansen dhe Jason Lezak.  Ekipi amerikan vendosi një rekord të ri, 3.29.34 duke lënë prapa Australinë dhe Japoninë.  Medalja e tij e tetë në këtë Olimpiadë e çon të 14 numrin e medaljeve të arta dhe në 16 numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara gjatë karrierës.  Fitorja në stafetën 400m përmblodhi një paraqitje të shkëlqyer të notarit amerikan që dominoi garat në pishinën Water Cube, ku vendosi edhe shtatë rekorde botërore.  Phelps ua atribuoi fitoren shokëve të tij të ekipit amerikan.  "Pa ndihmën e shokëve të mi kjo nuk do të ishte e mundur. Unë pata mundësi të isha pjesë e tre stafetave, ne bëmë një përpjekje solide dhe dolëm si një ekip". 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›