E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën"

Ministri i punëve të jashtme dhe zëvendësi i kryeministrit të Luksemburgut, Jean Asselborn deklaroi se Serbia në një moment do të detyrohet ta njohë Kosovën, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

"Serbia në një moment do të detyrohet për të njohur Kosovën, nëse dëshiron të anëtarësohet në BE", tha Asselborn, në një intervistë për të përditshmen beogradase "Veçernje Novosti.

Asselborn ka lënë të hapur mundësinë që "kushtet rreth çështjes së njohjes së pavarësisë të zgjidhen me negociata”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›