Toure kërkoi vetë të largohej

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e ka përgënjeshtruar deklaratën e Yaya Toures, i cili një ditë më parë thoshte se trajneri spanjoll e kishte përjashtuar nga ekipi.
Guardiola thotë se ishte vetë mesfushori nga Bregu i Fildishtë që kërkoi të largohej, për t’iu bashkuar Manchester Cityt.
“Nuk ia vlen të flasim shumë për këtë. Kam biseduar me secilin në zyrën time dhe dyert janë të hapura gjithmonë për secilin lojtar. Toure i kishte kërkuar vetë Laportës që të largohet. Ne madje u munduam ta bindnim që të qëndronte këtu. Do të flas me të herën tjetër, kur të takohem”, tha Guardiola për të përditshmen ‘As’.