Serbia dorëzon aplikimin e vendit në BE
Autori i Lajmit: RedaksiaStokholm - Presidenti serb, Boris Tadicc, dorëzoi dje aplikimin e vendit të tij për anëtarësim në BE tek presidenca suedeze e BE-së. Në ceremoninë, e cila filloi në orën 14:30, ishte prezent edhe komisari evropian për Zgjerim, Olli Rehn. Pas kësaj Tadicc, Reinefeldt dhe Rehn iu drejtuan gazetarëve. Qeveria e Serbisë ka sjellë të shtunën vendimin për dorëzimin e kandidaturës për anëtarësim në Union deri në fund të vitit, ndërsa Suedia, si kryesuese e BE, ka caktuar 22 dhjetorin si datë kur ky vendim mund të zyrtarizohej edhe formalisht. Kryeministri suedez, vendi i të cilit kryeson me BE deri në fund të vitit, tha se vendimi i presidentit Tadiçpër kandidimin e Serbisë “është një hap historik”. Edhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, tha se vendi i tij ishte i gatshëm që të pranojë aplikimin e Serbisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Ky është hap me rëndësi historike për Serbinë”, ka pohuar Bildt. Sipas procedurës së zakonshme, kërkesa i dorëzohet shtetit që kryeson Unionin, në kryeqytetin e tij. Kandidatura për anëtarësim në BE paraqet hapin e radhës në integrimin e Serbisë në BE, i cili vjen pasi në fuqi të hyjë Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ose derisa të zgjasë procesi i ratifikimit të saj. Pas kandidimit, kërkesa për fitimin e statusit të vendit kandidat do të vendoset në rend dite të takimit të Këshillit të Ministrave të BE, dhe nëse mbështetet nga ministrat e të 27 vendeve anëtare, ai i dërgohet Komisionit Evropian (KE). Pas kësaj KE i dërgon Serbisë pyetësorin e detajuar, ndërkohë që përgjigjja për pranimin e kandidaturës pason pasi shtetit që e dëshiron statusin e kandidatit, të jetë përgjigjur në 1,000 pyetjet e atij pyetësori. Pavarësisht nga përmirësimi së fundmi i marrëdhënieve mes Beogradit e BE-së, ka ende pengesa në rrugën e saj drejt anëtarësimit. BE këmbëngul se Serbia, para se të nisë negociatat, duhet të arrestojë të kërkuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Mes tyre është ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladicc, i cili mendohet se fshihet në Serbi. Serbia mendon se ka arritur në një moment të përshtatshëm në rrugën drejt BE-së. Tani ka hyrë në fuqi një marrëveshje e rëndësishme tregtare me bllokun dhe serbëve së fundmi iu ofrua mundësia e udhëtimit pa viza në shumicën e vendeve të BE-së. Por qeveria holandeze thotë se Serbia nuk mund të bëjë hapa të tjerë përpara drejt negociatave të anëtarësimit deri në kapjen e dy të arratisurve që janë paditur nga Haga për krime lufte. Beogradi nga ana e tij i ka varur shpresat tek raporti i radhës i kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës, i cili pritet në muajin qershor. Nëse vlerësimi i tij për punën e autoriteteve të Beogradit në kërkim të tyre do të jetë pozitiv, qeveria holandeze mund të bindet ta zbusë qëndrimin dhe të lejojë nisjen e fazës tjetër të procesit të aplikimit.
Bild i hap derën Maqedonisë
“Ne u përballëm me një situatë të vështirë në lidhje me IRJM-në, pasi gjatë presidencës suedeze ne e dinim se Greqia po shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat erdhën më shpejt se çe mendonim. Kjo ishte një nga gjërat që bllokoi. E përveç kësaj unë kam thënë se e ndiej që pas ndryshimeve në Athinë ka një dritare të re mundësie”. Kështu u shpreh shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild, për bllokimin e negociatave me Maqedoninë. “Ne patëm disa kontakte si me Shkupin njësoj dhe me Athinën dhe unë kam folur me të dy kryeministrat, të cilëve unë vetëm mund tu bëj thirrje që të përparojnë. Ky është sigurisht një proces, zgjidhja e të cilit po ndërmjetësohet nga Kombet e Bashkuara dhe jo nga Bashkimi Evropian”,- ka theksuar Bild, me rastin e shpalosjes së rezultateve dhe të arriturave nga presidenca suedeze me BE-në gjatë gjashtë muajve të fundit.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2009