Pavaresia vuloset me Kushtetute
Kushtetuta e Republikes se Kosoves materializon Deklaraten e Pavaresise. Ajo eshte shkruar ne kontekstin e statusit final dhe siguron themelimin e Republikes se Kosoves si shtet sovran, te pavarur, unik e te pandashem". Keto detajet juridike dhe te tjera teknike me interes per kosovaret dhe me gjere, i ka bere te ditura dje ne nje interviste ne radion Evropa e Lire", Arsim Bajrami, anetar i Komisionit Kushtetues ne Kosove.
Z.Bajrami, tashme ka perfunduar debati publik mbi draftin e Kushtetutes se Kosoves. Cfare e ben te vecante kete Kushtetute dhe sa do te jete e mundur qe ne fakt te zbatohet ne praktike?
Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte shkruar ne kontekstin e statusit final dhe ajo ka percjelle zhvillimet politike rreth statusit final. E vecanta e kesaj kushtetute eshte se ajo do ta materializoje deklaraten e pavaresise, te miratuar me 17 shkurt. Pastaj, do te siguroje themelimin e Republikes se Kosoves si shtet sovran, te pavarur, unik dhe te pandashem. Gjithashtu, Kushtetuta do te implementoje pakon e Ahtisarit, sidomos pjese te pakos qe kane refleksione kushtetuese dhe do te promovoje nje fryme evropiane te shtetit te Kosoves, i cili pretendon te ece drejt integrimeve euroatlantike. E vecanta tjeter e kesaj Kushtetute eshte se ajo nuk ka qene nje proces thjesht juridik i shkrimit te nje kushtetute si akt me i larte, por ka qene edhe nje dokument politik, me te cilin eshte negociuar me bashkesine nderkombetare. Bashkesia nderkombetare ka qene pjesemarrese ne shkrimin e Kushtetutes. Ne i kemi harmonizuar te gjitha ceshtjet me bashkesine nderkombetare, sa i perket pranimit te Kushtetutes nga prezenca civile nderkombetare, ne menyre qe Kushtetuta te zyrtarizohet diten e votimit, diten e miratimit dhe pastaj te mundesohet edhe implementimi i ligjeve qe dalin nga pakoja e Ahtisarit dhe kompletimi i struktures legale te Republikes se Kosoves.
Si definohet populli i Kosoves ne Kushtetute?
Kjo eshte ceshtje qe eshte degjuar shume ne debatin kushtetues. Preambula ne fillim thirret ne popullin e Kosoves. Por, duke qene se ne kemi dale nga nje lufte, bashkesia nderkombetare ka kerkuar qe mos te perdoret shume nje gjuhe kombetare dhe etnike ne Kushtetute. Dhe, perkunder faktit qe edhe Ahtisari ka favorizuar nje koncept shumetnik te shtetit, kemi arritur qe ne fakt ta vendosim qytetarin dhe shtetasin e Republikes ne epiqender dhe ai eshte aktiv. Pra, Republika e Kosoves eshte shtet i shtetasve te saj. Shtetas te Republikes se Kosoves jane ata qe e pranojne Republiken e Kosoves dhe realisht shtetas te Republikes se Kosoves jane 90 per qind shqiptaret, te cilet ne fakt e perbejne edhe popullin apo kombin shqiptar. Keshtu qe ne nuk kemi operuar me nocione etnike. Shume me teper jemi munduar ta fusim frymen liberal-demokratike dhe qytetarin dhe shtetasin. Kjo, shume njerez i ka bere te pakenaqur, per shkak se njerezit kane pak emocione, por ne duhet ta ndjekim edhe nje kurs evropian te kushtetutes. Nuk deshirojme qe Kushtetuta jone te jete nje akt i konsumit te brendshem, por deshirojme qe Kushtetua jone te jete e pranueshme, e perkrahur fuqimisht, sepse kushtetuta eshte celes i zhvillimit ekonomik, celes i ndihmave ekonomike qe i marrim, celes i bashkepunimit te mire, i integrimeve. Nese do te kemi probleme dhe tensione rreth kushtetutes, ato do te reflektohen edhe ne kursin tone politik me bashkesine nderkombetare dhe do ta zbehte perkrahjen e fuqishme nderkombetare qe ka marre pavaresia e Kosoves, me procesin e njohjes nderkombetare dhe me proceset e zhvillimit ekonomik qe do te rifillojne me Konferencen e donatoreve, qe do te mbahet ne qershor te ketij viti.
Gjate debateve publike mbi draft-kushtetuten e Kosoves, ka pasur verejtje per kohen e shkurter qe eshte ofruar per te debatuar per projekt-kushtetuten. Sidoqofte, cfare do te perfshini nga verejtjet apo sugjerimet ne draftin final?
Eshte e vertete qe koha e debateve kushtetuese ka qene e limituar. Une thashe qe edhe debati kushtetues ka qene sui-generis, ka qene pak a shume i lidhur me dinamiken e procesit. Ne kemi zhvilluar, megjithate, nje debat ne dy faza; faza e pare, njoftimi per kushtetuten dhe faza e dyte, debati konkret, dhe kemi marre mjaft sugjerime konstruktive te qytetareve. Keto dite, keto sugjerime do te diskutohen nje nga nje dhe jam i sigurt se disa do te hyjne edhe brenda kushtetutes. Disa ceshtje kane qene kerkesa kryesore te qytetareve. Ne kemi pasur nje kerkese qe Republika e Kosoves te jete ne te gjitha segmentet funksionale, te evitohen bllokimet eventuale ne vendimmarrje ne Parlament, ne Qeveri, ne institucione tjera. Nje ceshtje tjeter eshte menyra e zgjedhjes se presidentit. Ka pasur kerkesa te theksuara qe presidenti te zgjidhet drejtperdrejt nga populli. Kerkesat qe lidhen me preambule kane qene mjaft te theksuara dhe nje varg propozimesh te tjera qe kane qene jashtezakonisht konstruktive. Kemi marre edhe amendamente me shkrim. Dhe, ne javen e ardhshme, komisioni redaktues dhe per harmonizim do te punoje intensivisht, do t'i perfshije ato sugjerime brenda tekstit te Kushtetutes. Pastaj, mendoj se ne fund te marsit, Kushtetuta do t'i dorezohet presidentit dhe te percillet ne Parlament. Po shpresojme te gjithe qe fundi i marsit apo fillimi i prillit do ta beje Kosoven me Kushtetute te miratuar.
Meqe e permendet zgjedhjen e presidentit, a do te zgjidhet ai direkt nga populli, meqe me Kushtetute presidentit i jane shtuar kompetencat?
Po. Ju e keni te sakte, domethene e keni verejtur shume mire; kompetencat e presidentit jane dukshem te shtuara. Ka kompetenca efektive ne politiken e brendshme, por sidomos ne politiken e jashtme, qe tejkalojne modelet e presidenteve parlamentare dhe shkojne kah presidentet gjysme-presidenciale apo te paster presidenciale. Meqenese kompetencat jane te fuqishme, ne do ta diskutojme edhe menyren e zgjedhjes. Do te ishte mire per Republiken e Kosoves qe mos te problematizohet zgjedhja e presidentit permes Parlamentit. Dhe, ne, si Komision redaktues, do ta shqyrtojme kete ceshtje dhe do t'i referojme Parlamentit qe ta arrije nje konsensus politik. Me pak eshte me rendesi menyra se si zgjidhet presidenti, sesa kompetencat dhe fuqia kushtetuese e presidentit. Meqenese fuqia kushtetuese eshte avancuar, atehere edhe nje zgjedhje e drejtperdrejte e presidentit do te ishte shume me e mire, qe te evitohen krizat eventuale rreth zgjedhjes se presidentit.
Ne debatet publike ka pasur kritika per dispozitat e pakos se Marti Ahtisarit. Edhe pse eshte debatuar per to, thuhet se ato nuk do te ndryshohen...
Pakoja e Ahtisarit ka qene nje baze politike per pavaresimin e Kosoves. Ka qene pjese e marreveshjes nderkombetare qe pavaresia te njihet mbi bazen e angazhimit per implementimin e pakos. Republika e Kosoves nuk do t'i zhgenjeje miqte tane nderkombetare, qe tani te beje probleme ne implementimin e pakos. Kuvendi i Kosoves e ka miratuar pakon dhe ajo do te implementohet ne tri menyra; e para, permes Kushtetutes; e dyta, permes legjislacionit dhe e treta, permes reformes se pushtetit lokal.
Shume provizione te pakos se Ahtisarit i kemi futur ne Kushtetute, jo si dogma, por si koncepte, si fryme dhe ne do ta zbatojme plotesisht ate obligim nderkombetar qe kemi marre. Pas nje kohe, me siguri se ato kufizime do te terhiqen, sepse Republika e Kosoves do te arrije standardet e integrimeve evropiane. Ne kemi parapare edhe menyren e ndryshimit te Kushtetutes, ne menyre te vecante ne kaptinen e fundit, qe e kemi quajtur dispozitat tranzicionale. Ne e kemi parapare qe ato do te fuqizohen te terat, pas nje faze te caktuar, ku arrihen efektet e nje lloj mbikeqyrjeje nderkombetare qe do ta kemi edhe pas pavaresise.
A do te kete te perfshire ne Kushtetuten e Kosoves ndonje pjese nga reforma e pushtetit lokal, perkatesisht decentralizimit?
Sa i perket decentralizimit, Kushtetuta ka vetem dispozita parimore qe percaktojne qe vetem komuna eshte njesi territoriale. Kemi caktuar per qytetin e Prishtines nje pozite te vecante dhe kemi parapare pjesemarrje ne perfaqesimin adekuat te pakicave brenda pushtetit lokal. Komplet pakoja e decentralizimit do te perfundohet me pese ligjet e pushtetit lokal, qe jane miratuar keto dite nga Kuvendi i Kosoves.
Si do te definohet sovraniteti i Kosoves, kur dihet se per sigurine do te jene pergjegjese forcat e NATO-s?
Republika e Kosoves eshte shtet sovran dhe i pavarur dhe sovraniteti do te shtrihet ne tere territorin. Por, te gjitha shtetet e reja, sidomos ato te tranzicionit, sa i perket tranzicionit, kane lene mundesine qe ne pjesen e sigurise te behet nje lloj bartjeje e sovranitetit, edhe pas pavaresise, edhe ne proces te pavaresise. Ne kemi parapare qe disa segmente te sovranitetit, sa i perket sigurise se Republikes se Kosoves, do te mund te barten te mekanizmat nderkombetare. Aktualisht, me Rezoluten 1244 eshte vazhduar mandati i KFOR-it per te garantuar sovranitetin, por edhe Kushtetuta ka parapare qe me nje vendim prej dy te tretave te Kuvendit te Kosoves te bartet sovraniteti te mekanizmat nderkombetare te sigurise. Kjo eshte nje fat per Republiken e Kosoves qe ajo po ndertohet dhe po jetesohet ne kohen kur garantimin e kufijve dhe te sovranitetit territorial po e ben NATO-ja dhe KFOR-i, derisa ne te adaptohemi dhe te pergatisim nje force respektive te sigurise, e cila ne proces do te aftesohet per te marre edhe kompetencen e ruajtjes se sovranitetit territorial. Natyrisht, pervec bartjes se sovranitetit, sa i perket sigurise, ne kemi parapare qe edhe ne segmentet tjera, Kuvendi i Kosoves te delegoje sovranitet te Bashkimi Evropian. Qe tani, e kemi deleguar sovranitetin financiar te monedha evropiane euro, duke e pranuar ate, si pjese te vetme te pageses. Natyrisht do te pranojme edhe juridiksionin e gjykates evropiane te drejtesise dhe do te behemi pjese e aderuar e shume konventave nderkombetare. Ky eshte nje delegim sovraniteti. Sot ne Ballkan dhe ne Evropen Juglindore nuk ka shtete hermetikisht te mbyllura, te mjaftueshme per veten, por kushtetutat hapin rrugen e integrimeve rajonale dhe te integrimeve te gjera globale te ketyre shteteve.
Komuniteti serb i Kosoves qe nga shpallja e pavaresise ka bojkotuar institucionet e Kosoves. Sa e rrezikon zbatimin e Kushtetutes ne praktike nje qasje e tille e komunitetit serb ndaj institucioneve te Kosoves?
Veprimi i komunitetit serb dhe i perfaqesuesve te tyre politike ende eshte skenar i Serbise, domethene ata veprojne me instruksione te Qeverise se Serbise dhe kjo eshte nje fatkeqesi per ta, sepse po perdoren fatkeqesisht per luftera politike. Po luftohet per nje lloj demagogjie politike dhe po shpresojme shume shpejt qe te kemi nje ndryshim substancial ne rezonimin politik dhe ata t'i rikthehen vetes, mbrojtjes se te drejtave kushtetuese. Kushtetuta e re ofron mbrojtje mbi standarde evropiane sa u perket pakicave, ofron heqjen e te gjitha shqetesimeve, nuk rrezikohet kultura, gjuha, tradita, historia, shkollimi i tyre; te gjitha keto jane te mbrojtura. Ne e kemi dhene oferten shume te mire kushtetuese. Bojkoti aktual i serbeve nuk e rrezikon funksionimin e shtetit. Ne po miratojme ligje cdo dite. Kemi miratuar Deklaraten e Pavaresise. Edhe Kushtetua e Republikes se Kosoves gjate miratimit nuk kerkon shumicen e dyfishte; ajo do te votohet vetem me dy te tretat e votave. Mirepo, ne nje proces te mevonshem, nese serbet duan te jene aktive per t'i mbrojtur te drejtat e veta, ata do te kene mundesi ne Parlament te shtrojne shumicen e dyfishte, votimin e dyfishte dhe do te mund te mbrohen nga nje majorizim klasik, i cili edhe ashtu-keshtu nuk do te ndodhe nga shumica...
...ne cilat raste z.Bajrami?
Jane pese ligje qe do te miratohen me shumicen e dyfishte, duke perfshire edhe ndryshimet e Kushtetutes. Pakoja e Ahtisarit ka parapare qe per ndryshimin e ketyre ligjeve qe prekin interesat vitale te pakicave, te aplikohet shumica e dyfishte, si nje instrument per mbrojtjen e pakices serbe nga majorizimi i shumices.
Pra, per cdo amendament te Kushtetues duhet shumica e dyfishte?
Po, edhe amendamenti i Kushtetutes do te duhej te siguronte shumicen e pakicave, sidomos ne pjeset qe prekin interesat vitale te pakicave. Mirepo, Republika e Kosoves nuk eshte shume e disponuar pas pavaresise dhe pas disa viteve qe t'i ule keto standarde sa i perket komuniteteve dhe nuk do te kete nevoje ta bllokoje kushtetuten, sepse ne deshirojme qe krahas ketyre ne Bashkimin Evropian t'i kemi keto standarde. Jemi te vetedijshem se kemi shkuar mbi standarde, kemi shkuar mbi demokraci te avancuar, por per nje shtet te ri qe po themelohet tani, nje pozite me e avancuar e pakicave nuk e demton imazhin dhe funksionalitetin e tij.