E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia e Kosova nisin të bien dakord

Lajmi se pas disa negociatave teknike mes Serbisë e Kosovës me ndërmjetësimin e Brukselit, janë arritur rezultatet e para, ka bërë që të lindë njëfarë optimizmi. Sidomos mediat e huaja thonë se ky është një lajm i rëndësishëm. Negociatorja e Kosovës tha se ky ishte një hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, të tjerë thonë se kjo është një manovër për të fituar pëlqimin e Brukselit.

Kreu i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç thotë se Serbia nuk do e njohë kurrë Kosovën. Ai ka deklaruar se kjo është një marrëveshje për të zgjidhur disa probleme praktike.

Por çfarë parashikon marrëveshja e parë?

Kosovarëve që hyjnë në Serbi do u lëshohet një certifikatë speciale, që do i lejojë të kalojnë aty. Sa u përket targave të Kosovës, autoritetet serbe do lëshojnë një targë zëvendësuese ku shënohet status neutral.

Të tjera marrëveshje priten për transportin, diplomat, hipotekat dhe tregtinë e energjisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›