E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia furnizon me energji veriun e Kosovës

MITROVICE- Serbia vendos të furnizojë me energji veriun e Kosovës. Qindra serbë në veri të Mitrovicës kishin mbetur pa drita për 16 orët e fundit.
Ata në fakt kanë kohë që janë në krizë energjetike, pasi refuzojnë të paguajnë faturat tek autoritetet e Korporatës Elektrike Kosovare.
Serbia u vjen ndihmë serbëve duke i rikthyer energjinë, pavarësisht se serbet e veriut janë debitor ndaj KEK-ut. Energjia u rikthye pas një ndërhyrje në sistemin serb të energjisë.
Ndërprerja e dritave në 16 orët e fundit shkaktoi kaos në veri të Kosovës, vecanërisht në spitalin që ndodhet në Mitrovicën e veriut ku janë shtruar 4000 pacientë.
Por serbët e veriut thonë se ndërprerja e energjisë elektrike për ta, është e motivuar politikisht.
Mbërritja e personelit të KEK në veri të Kosovës për të ndërprerë energjinë para zgjedhjeve elektorale është një iluzion që do të tregojë se Prishtina zyrtare e kontrollon edhe këtë rajon.
Serbët në veri vazhdojnë të qeverisen nga struktura paralele të mbështetura nga Beogradi dhe refuzojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›