Sejdiu: Ftesë Serbisë për bashkëpunim
PRISHTINË-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu vlerësoi vendimin për themelimin e Ambasadës në Republikën e Maqedonisë, duke e cilësuar si një shenjë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm edhe me vendet e rajonit. Sejdiu i bërë ftesë edhe Republikës së Serbisë, për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e ekonomisë dhe të bashkëpunimit reciprok. " Është e rëndësishme të themi, se Kosova është një realitet, i cili ditë e për ditë pranohet nga vendet edhe të reja të demokracisë dhe është bashkangjitur në familjen e vendeve të lira. Kosova, dje ka përfunduar edhe procesin e vendimit të themelimit të ambasadës së saj në Republikën e Maqedonisë që është një shenjë e mirë i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe janë bashkëpunimet e shkëlqyeshme edhe me vendet e tjera të rajonit. Unë, them se është një mesazh paralel, siç e prezantova edhe më herët, i ndjenjës sonë edhe për Republikën e Serbisë që nesër të hapen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, të hapen mundësitë e komunikimit të lirshëm të qytetarëve, të hapen mundësitë e eksportit reciprok, jo të vazhdohet me pjesën e shtrëngesave sepse ajo pjesë e shtrëngesave është e tejkaluar, është gjithmonë e logjikës së konfronteve. Është e logjikës që të mbajë rajonin, jo veç Kosovën në tension të vazhdueshëm ne s'do ta marrim atë karrem", tha Sejdiu, i cili këto komente i bëri në hapje të panairit të agrobiznesit.
Për Kosovën, vijoi ai, është me rëndësi se do të rrezatojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të pasur marrëdhënie të mira ndërshtetërore, sepse është interes i vendeve, dhe në këtë kuadër vendin ynë do të jetë prijëtar edhe në ide, tha Presidenti Sejdiu. Duke iu rikujtuar të pranishmëve procesin e bisedimeve dhe momenteve të së kaluarës të vendit tonë, Presidenti Sejdiu tha se nuk mund të kthehet asnjëherë pas rrota e historisë, dhe se ka përfunduar njëherë e përgjithmonë çështja e Kosovës. "Juve, ju kujtohet edhe në kohën e procesit të bisedimeve, se dikush mendonte se sot nuk ka përfunduar çështja e Kosovës, ka përfunduar njëherë e përgjithmonë, Kosova është e pavarur dhe është realitet që nuk mund të kthehet pas", theksoi Presidenti Sejdiu.
(m.a/qik/BalkanWeb)