E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia i diskuton në Kuvend marrëveshjet me Kosovën

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd për përfaqësimin rajonal të Kosovës, kryenegociatori i Serbisë Borisllav Stefanovic deklaroi se se Serbia nuk ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, porse ka konfirmuar në skenën ndërkombëtare Rezolutën 1244.

"E di se yllthi te dikush është objekt talljeje, por me rëndësi është se çfarë shkruan nën të, e ajo që shkruan është se Rezoluta 1244 kthehet në skenën ndërkombëtare dhe ai e konfirmon rëndësinë e rezolutës në këtë skenë ashtu sikur dhe të gjithë elementët e interesit tonë shtetëror”, deklaroi Stefanovic në një konferencë për shtyp, citon Koha.net.

Sipas Stefanovic dimri i pakënaqësisë nuk do të kalojë sepse yllthi nuk do të shkrihet siç shkrin bora në pranverë.

Ai tha se dy marrëveshjet që nuk janë nënshkruar do t’i dërgohen për shqyrtim Kuvendit pasi të miratohen më parë nga qeveria.

Kreu i delegacionit serb në Bruksel nënvizoi se dialogu teknik me Kosovën do të vijojë edhe për temat mbi energjinë, telefoninë si dhe për kthimin e të shpërngulurve, pasuritë e tyre dhe për të zhdukurit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›