E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres s’e ka derën e mbyllur për Evropian

Vicente Del Bosque insiston se dyert janë ende të hapura për Fernando Torresin, që të marrë pjesë në Euro 2012, përkundër faktit se sulmuesi i Chelseas së fundmi u la jashtë përfaqësueses spanjolle.

“Më ka ardhur keq ta lija keq, por më duhej të isha fer me lojtarët që po punojnë shumë. Është vështirë ta lësh dikë jashtë, por e vështirë po ashtu t’u plotësosh dëshirat të gjithëve. Por, ky absolutisht nuk është ekipi përfundimtar i Evropianit. Torres i ka dyert e hapura për Euro 2012, vetëm duhet ta tregojë veten”, theksoi trajneri spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›