E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard e synon Carling Cup

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard synon ta fitojë Carling Cup sot, pasi të përballet në finale me Cardiffin.

“Do të ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme po ta fitojmë Carling Cup dhe më pas t’i arrijmë objektivat tjerë. Është një kupë e rëndësishme për ne, por ka edhe trofe të tjerë të cilët i synojmë”, deklaroi mesfushori anglez.

Ekipi nga Anfield Road nuk e ka fituar një trofe që nga viti 2006, kur triumfonte në FA Cup. Reds këtë sezon synojnë ta fitojnë edhe këtë të fundit, pasi kanë arritur deri në çerekfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›