Të ‘vegjlit’ sfidojnë të ‘mëdhenjtë’

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Në kuadër të këtij rrethi, tetë skuadra të Superligës do të sfidohen nga ekipe të Ligës së Parë. Njëra prej ndeshjeve më interesante do të zhvillohet mes Fushë Kosovës dhe liderit të Superligës, Prishtinës.
Por, interesant do të jenë edhe përballjet mes Vëllaznimit dhe Ferizajt si dhe Lirisë e Feronikelit. Kurse Hysi konsiderohet favorit për të kaluar në çerekfinale, pasi përballë do ta ketë Vitinë. Drita do të jetë mysafire e Istogut, sikurse Lepenci që do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Ramiz Sadikun.
Ndërsa Ballkani do t’i matë forcat me Trepçën ’89, derisa KEK-u përballë do ta ketë Hajvalinë. Duhet theksuar se këto ndeshje janë eliminuese. Pra, nëse në ndonjë ndeshje nuk ka fitues gjatë 90 minutave, atëherë duhet të zhvillohen vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Nëse as atëherë nuk ka fitues, penaltitë do ta përcaktojnë ekipin çerekfinalist. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.