Presidentja bëhet me kurorë
Që nga e mërkura, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga edhe ligjërisht është e martuar me bashkëshortin e saj, Astrit Kuçi.
Jahjaga dhe Kuçi në një ceremoni të zakonshme, në prani edhe të dëshmitarëve, të mërkurën, në Bashkësinë Lokalë të Dushkajës në fshatin Cermjan të Gjakovës kanë kurorëzuar lidhjen e tyre martesore, shkruan Epoka e Re.
Presidentja ka ruajtur mbiemrin e vajzërisë, duke mos e marrë kështu mbiemrin e bashkëshortit të saj Astrit Kuçi, transmeton Indeksonline.