Kosova vitin tjetër në Këshillin e Evropës?

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në takimin plenar, u ka bërë thirrje dje deputetëve të 47 shteteve të Këshillit të Evropës në Strasburg që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Burime diplomatike në Këshillin e Evropës, kanë deklaruar për mediet serbe se pranimi i Kosovës pritet të bëhet vitin tjetër, si rezultat i ofensivës, e cila ka filluar nga janari i këtij viti, kohë kjo kur KE është nën kryesim të Britanisë, i cili vazhdon me atë të Shqipërisë, e që përfundon në janar të vitit 2013.
Presidenti Nishani ka thënë se çështja e Kosovës dhe integriteti territorial i saj është kapitull i mbyllur.
Kosovën si shtet të pavarur, deri më tani, e kanë pranuar 34 nga 47 sa janë anëtare të Këshillit të Evropës. Në këtë situatë, Kosova ka 2/3, të nevojshme për pranim.