E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një parti e re

Lëvizja e Re Demokristiane quhet partia më e re në Kosovë, e cila përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se i ka plotësuar të gjitha kërkesat e KQZ-së dhe se e njëjta është regjistruar dhe është e barabartë me subjektet tjera politike.

Menjëherë pasi është regjistruar, kjo Lëvizje konsideron se ligji aktual zgjedhor është i pa përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë, pasi që ky ligj parasheh 5 për qindëshin e votave për kalimin e pragut zgjedhor.

“Kërkojmë nga partitë parlamentare dhe KQZ-ja të jenë më të përgjegjshme dhe të angazhohen për ndryshimet e ligjeve zgjedhore. Ligji aktual zgjedhor është i pa përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë, në veçanti përqindja e cila parasheh 5% për kalimin e pragut zgjedhor. Ky ligj është i qëllimshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, Lëvizja e Re Demokristiane, me iniciativën e kryetarit të saj, Dedë Abazi dhe duke u mbështetur në synimet, programin dhe statutin e saj, ka vendosur që të themeloj një Institut për Integrime dhe Hulumtime Shkencore, që do t’u shërbejë interesave Kombëtare në fusha të ndryshme integruese dhe shkencore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›