"Forbes" publikon 100 më të pasurit e Indisë

Prestigjozja Forbes publikon listën e 100 personave më të pasur të Indisë. Kjo ka ardhur si kundërpërgjigje për botimin e 100 më të pasurve kinezë pasi Amerika është mjaft e lidhur politikisht dhe ekonomikisht me Indinë. Ajo që është e veçanta për këta të pasur indianë është fakti që ekonomia indiane nuk e ka ndjerë shumë krizën ekonomike botërore dhe madje ka pasur dhe një rritje ekonomike prej 6 përqind në vit. Pasuria e tyre përbën çerekun e prodhimit të brendshëm bruto. E veçanta qëndron në faktin se pasuria e tyre është më e vogël se ajo e milionerëve amerikanë por më e madhe se pasuria e milionerëve kinezë. Kështu personi më i pasur i Indisë Mukesh Ambani zotëron një pasuri prej 32 bilionë dollarë ndërsa Wang Chuanfu 5.8 bilionë dollarë pra rreth 5 herë më pak. Ndërkohë që pas tij vjen Lakshmi Mittal i cili zotërn një pasuri prej 30 bilion dollarësh i ndjekur prej Anil Ambani me 17 bilionë.