Serbia mbyll stacionet policore në veri
BEOGRAD-Serbia i bën të ditur Kosovës se do të mbyllë të gjitha stacionet policore që ka në veri të qytetit të Mitrovicës deri më 5 korrik, kurse nga 15 korriku edhe gjykatat e saj në këtë pjesë, do të ndalojnë se pranuari cështje të reja.
Njoftimin e ka dërguar vetë qeveria e Kosovës në një komunikatë për media, ku thotë se këto zotime janë dhënë në kuadër të dialogut në Bruksel të grupeve punuese për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.
Siç thuhet në këtë komunikatë, pas zhbërjes së strukturave të policisë dhe gjyqësorit që Serbia ka në veri, integrimeve i këtyre nëpunësve në sistemin kosovar do të bëhet sipas procedurave që parashohin ligjet e Kosovës, transmeton Rel.
Për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës në veri, pala kosovare ka theksuar se lista e kandidatëve të interesuar duhet të dorëzohen më shpejt, në mënyrë që procedurat dhe kriteret e integrimit të zhvillohen sipas afateve të parapara në konkluzionet e aprovuara nga grupi punues.
Pala kosovare në këto takime ka ngritur edhe çështjen e shpërbërjes së plotë të ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ka kërkuar largimin e agjencive ilegale serbe të inteligjencës.
Serbia ka parashikuar ndërkohë pushimin e plotë të strukturave gjyqësore në veri, dhe mbylljen e të gjitha lokacioneve ku ato kanë funksionuar, deri më 1 shtator.
Sot po ashtu kanë filluar bisedimet për zgjedhjet me ndërmjetësimin e OSBE-së lidhur me plotësimin e obligimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.
(d.b/BalkanWeb)