E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim i dyfishtë, efektivi vret bashkëjetuesen dhe veten në banesë

TIRANË-Dy të vdekur është bilanci i një ngjarje të rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Kombinat.

Rreth orës 21:00 në një lagje të Kombinatit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që vinin nga banesa e shtetasit Ali Verteniku, efektiv i mjekësisë ligjore.
Sipas policisë, Ali Verteniku është grindur me gruan që bashkëjetonte, Mira Nikollin me të cilën kishte dy fëmijë. Gjatë grindjes, Verteniku ka nxjerrë fillimisht jashtë banesës 2 fëmijët dhe është kthyer brenda në shtepi duke kycur derën. Ka qenë ky momenti që janë dëgjuar krisma të një arme zjarri dhe më pas janë gjetur të pajetë dy trupa.
Nga të dhënat e policisë, dyshohet se Verteniku ka vrarë Mira Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës. 

Fqinjët pohuan për policinë se cifti kishte kohë që grindej, nderkohe qe ata kane qene te paret qe u jane gjendur 2 femijeve te mitur qe teper te tronditur thërrisnin emrat e babait dhe të nënës së tyre.

Pritet zbardhje e metejshme e rrethanave ne te cilat ka ndodhur ngjarja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›