E Diel, 1 Nëntor 2026

"Serbia ne BE, vetem pasi ta njohe pavaresine e Kosoves"

Florian Bieber, nga Universiteti Kent ne Britanine e Madhe, dhe James Lyon, ekspert i Keshillit per demokratizim ne SHBA, ne intervisten e njekohshme qe dhane dje per radion Evropa e Lire, shpjeguan se Beogradi ka potencial per te qene faktor jostabiliteti ne Ballkan.

REL: Cilat mendoni se jane vatrat e krizave potenciale ne hapesiren e ish - Jugosllavise?

Florian Bieber: Mendoj se jane dy. Njera ne Bosnje dhe tjetra ne Kosove. Nuk besoj se ka potencial per konflikte te armatosura, por ka potencial per krize ne Bosnje dhe ne veri te Kosoves.

James Lyon: Mendoj se Bosnja aktualisht eshte vater potenciale e krizes. Kosova eshte ne vendin e dyte, por ekziston rreziku i ndikimit te krizes nga Kosova ne situaten ne Maqedoni.

REL: 13 vjet pas Marreveshjes se Dejtonit, Bosnja ende nuk ka arritur te jetesoje konsensus te brendshem. A ka rrezik qe bashkesia nderkombetare te pajtohet me copetimin e Bosnjes?

Florian Bieber: Bashkesia nderkombetare ka investuar shume para dhe energji ne Bosnje dhe nuk do te lejoje copetimin e saj. Ky do te ishte nje rrezik per gjithe rajonin. Nese copetohet Bosnja, ne radhe do te ishte Kosova dhe Maqedonia. Do te ballafaqoheshim me vargun e copetimeve. Kete nuk e deshirojne as Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe as Bashkimi Evropian dhe Rusia. Ështe nje skenar qe nuk ka te beje me realitetin.

James Lyon: Mendoj se kjo eshte e pamundur. Kjo nuk eshte ne interesin e askujt, sepse do te kthente gjendjen e luftes. Kjo nuk do te kursente as Serbine, e cila ne rastin e copetimeve rrezikon te humbase territore. Ne fakt, askush nuk do te ishte i kursyer.

REL: Si e komentoni vendimin per shtrirjen e EULEX-it ne Kosove?

Florian Bieber: Bashkesia nderkombetare mbase ne kete rast qendroi pas kerkesave te Serbise, por nuk jam i sigurt nese kjo eshte nje zgjidhje e mire ne plan afatgjate. Serbia ndoshta ka fituar kete beteje, por nuk besoj se kjo eshte ne interesin afatgjate te Beogradit.

James Lyon: Mendoj se synim afatgjate i Serbise eshte ndarja e Kosoves. Beogradi punon ne kete drejtim nga vitit 1999. Ky eshte nje hap ne kete drejtim. Ata nuk brengosen qe kjo tensionon raportet me shqiptaret, sepse keshtu fitojne vota ne elektoratin serb. Ata e dine se pa pelqimin e tyre, EULEX-i nuk mund te vendoset ne veri. Megjithate, ata nuk kane fituar sic pohojne, por kemi te bejme me humbje politike te Bashkimit Evropian, sepse BE-ja ka humbur kredibilitetin te shqiptaret.

REL: A mendoni se ky zhvillim mund te shpie drejt ndarjes se Kosoves?

James Lyon: Kosova eshte e ndare qe nga viti 2001. Serbia per kete vit ka ndare nga buxheti gati 500 milione euro per financimin e projekteve serbe ne Kosove. Pra, nuk eshte hap drejt ndarjes, por verifikim i gjendjes ekzistuese.

Florian Bieber: Ndarja (jo zyrtare) eshte ne interesin e Qeverise ne Beograd. Perse ta zyrtarizojne ndarjen, kur kontrollojne veriun, ndersa mund te thone se e gjithe Kosova eshte e tyre. Atyre (Beogradit) u konvenon gjendja e status quo-se. Por, eshte dileme e madhe nese kjo eshte ne interesin e serbeve qe jetojne ne veri dhe ne enklava.

REL: Qellim i Kosoves dhe Serbise eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Si do te jete e mundur kjo kur Serbia pohon se nuk do te njohe kurre pavaresine e Kosoves?

James Lyon: Qellim i Serbise eshte hyrja ne BE, por me kushtet serbe. Nese do te beja listen e prioriteteve te Qeverise se Serbise, anetaresimi ne BE do te ishte ne vendin e peste ose te gjashte. Kosova per Serbine eshte me e rendesishme se integrimet evropiane. Kjo mbase vlen edhe per Kosoven, per te cilen prioritet eshte pavaresia dhe ruajtja e sovranitetit.

Florian Bieber: As Serbia dhe as Kosova nuk do te anetaresohen ne Bashkimin Evropian nese paraprakisht Beogradi nuk njeh pavaresine e Kosoves dhe nese Prishtina nuk zhvillon raporte te fqinjesise se mire me Serbine. Bashkimi Evropian nuk deshiron te pranoje Serbine ose Kosoven ne radhet e veta dhe pastaj njera te ve veto per mospranimin e tjetres. BE-ja nuk deshiron te importoje probleme te pazgjidhura, sepse ka pervoje te keqe me Qipron dhe nuk deshiron edhe nje tjeter. Kjo ceshtje tash nuk eshte ne rend dite, por brenda pese, gjashte ose dhjete vjetesh do te kerkohet nje zgjidhje qe do te perfshije edhe njohjen e pavaresise se Kosoves.

REL: Cili eshte parashikimi i juaj per zhvillimet e ardhshme ne Ballkan. Do te kemi tensionime te metejme apo ulje te tensioneve?

Florian Bieber: Ështe me rendesi nese qeveria aktuale ne Beograd do te filloje te zhvilloje politike me pergjegjese dhe me pro-evropiane se deri me tash. Une nuk kam pare deshmi te nje politike te tille. Nese kjo do te ndodhe, do te kemi raporte me te mira te Serbise me Kosoven, Bosnjen dhe Kroacine. Kjo varet nga Beogradi.

James Lyon: Beogradi ka potencial te madh per te qene faktor i jostabilitetit ne rajon. Ështe ceshtje e hapur per sa kohe do te luaje kete rol dhe kur do ta ndryshoje kete politike per t'u bere faktor stabiliteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›