E Diel, 1 Nëntor 2026

Blofi i zotit Putin

Fushata e Vladimir Putinit per ta trembur presidentin e zgjedhur amerikan, po vazhdon. Ne paraqitjen e tij televizive kete jave, kryeministri rus pohoi se ka verejtur disa "sinjale pozitive" nga administrata e ardhshme amerikane. Per shembull, Putin tha se "kemi degjuar nga njerezit e afert me presidentin e zgjedhur se nuk do te kete nxitim" kah anetaresimi ne NATO i Ukraines dhe i Gjeorgjise, pasi "nuk duhet te demtohen marredheniet me Rusine". Po ashtu, kryeministri Putin tha se "ne tashme kemi degjuar se Obama do ta shqyrtoje edhe nje here pershtatshmerine e vendosjes" se sistemit mbrojtes raketor. Me fjale te tjera, ajo qe z. Putin thote se e kupton, eshte ajo se Qeveria e re e Shteteve te Bashkuara do te terhiqet nga dy pika presioni, te cilat Moska i ka shfrytezuar ne perpjekjet e saj per ta rikrijuar vetveten si nje fuqi perandorake ne Evrope dhe nje kunderpeshe ndaj Shteteve te Bashkuara. Ai ka sugjeruar se z. Obama do te terhiqet nga politika amerikane e mbeshtetjes per anetaresimin eventual ne NATO per dy vende qe jane ne fqinjesi te Rusise, e te cilat po synojne ta ndertojne vetveten si demokraci liberale dhe te terhiqet nga marreveshjet e administrates se presidentit Bush me qeverite ne Poloni dhe ne Ceki, per ndertimin e sistemit mbrojtes raketor, per kundervenie eventuale ndaj Iranit.

Nuk besojme se z. Obama ka qellime te tilla. Por, retorika e zotit Putin thekson dy ceshtje te veshtira, te cilat administrata e ardhshme duhet t'i menaxhoje jo vetem me Rusine, por edhe me aleatet evropiane, qe do te perpiqen qe presidentin e ri ta terheqin ne drejtime te ndryshme. Ne takimin e fundit ministror te NATO-s, kete jave, administrata e presidentit Bush ia doli pothuajse me mjeshtri qe te pozicionohet ne ceshtjen e Gjeorgjise dhe te Ukraines. Me gjithe vendosmerine e NATO-s ne samitin e ketij viti, qe te dy vendet eventualisht do te beheshin anetare, Gjermania dhe Italia tash e udheheqin nje grup te shteteve, qe pas invadimit te Rusise ne Gjeorgji, ne muajin gusht, deshirojne ta ndalin cfaredo hapi qe con kah ky qellim.

Ish-vendet e Paktit te Varshaves, sic jane Polonia dhe Lituania, perkundrazi, argumentojne se vetem mbeshtetja e fuqishme e NATO-s per Ukrainen dhe Gjeorgjine dhe prania me e prekshme ne vendet e tyre, do ta zmbrapsin Rusine nga agresioni i metejshem. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, perfundimisht eshte pajtuar per nje kompromis, sipas te cilit Gjeorgjia dhe Ukraina do t'i fillojne programet per pergatitje per NATO, por, tash per tash, nuk do te shperblehen me "planin aksional per pranim", qe eshte perdorur per kandidatet e meparshem. NATO-ja po ashtu e ka riperterire mbeshtetjen per mbrojtjen raketore ne Evrope.

Keto dy nisma esencialisht i mbeten administrates Obama qe te vendose nese do ta perdore dykuptimesine e mandatit te NATO-s per realizimin e mbeshtetjes se fuqishme per Ukrainen dhe Gjeorgjine dhe nese do te shkoje perpara me planet per sistemin mbrojtes raketor, i hartuar nga administrata Bush.

Ekzistojne pyetje legjitime nese administrata aktuale amerikane ka nxituar pa arsye kah sistemi i mbrojtjes raketore dhe per seriozitetin e qeverive aktuale ne Gjeorgji dhe Ukraine. Por, fjalet e z. Putin jane perkujtim i nje realiteti tjeter: cfaredo terheqjeje e administrates se re ne keto ceshtje, nga Kremlini do te merret si fitore per projektet e tij neo-imperialiste dhe si shenje per dobesine e presidentit te zgjedhur, Barack Obama.

"Sinjalet" qe z. Putin i merr nga presidenti i ri, duhet qe te mos jene provokuese ose antagoniste, por kur eshte puna te mbrojtja dhe pavaresia e fqinjeve demokratike te Rusise, mesazhi i z. Obama duhet te jete i fuqishem.

"Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›