E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bejzbolli" zbardh grabitjen e fituesit te lotarise

Patos- Dy te rinj te maskuar kane rrahur barbarisht 25 vjecarin Kujtim I., duke i grabitur 800 mije leke qe sapo i kishte fituar ne nje lotari sportive ne Patos. Ndersa i riu perfundoi ne spital me plage te shkaktuara nga goditjet me sende te forta, grushte e shkelma, policia arriti te ndalonte mengjesin e djeshem nje nga te dyshuarit dhe shpalli ne kerkim te dytin, duke dhene edhe detajet e krimit. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te se premtes ne qytetin e Patosit, kurse operacioni i koduar "Bejzbolli" vuri ne pranga Martin Danaj, 21 vjec. Ne kerkim u shpall Fatjon Gjodeshi, 25 vjec, nderkohe qe grabitja eshte bere me maska.

"Te rinjte organizuan planin menjehere pasi mesuan se i demtuari kishte fituar nje shume te madhe ne skedona sportive dhe e kane ndjekur ne cdo levizje", deklaroi policia e Fierit diten e djeshme pas perfundimit te hetimeve paraprake. Ne momentin qe Kujtim I., ka dale nga lokali i lotarise sportive, te dyshuarit Danaj e Gjodeshi jane vene ne ndjekje duke i zene prite afer shtepise se 25 vjecarit. Denoncimi eshte bere nga i plagosuri qe perfundoi ne spital me fraktura te renda dhe dha per policine karakteristikat e te dyshuarve. "Ata mbanin ne koke corape te zeza", ka thene Kujtim I., gjate deshmise se tij. Me pas ata jane larguar ne erresire se bashku me 800 mije leket qe 25 vjecari i kishte fituar ne lotari.

Ka qene mbremja e se premtes, rreth ores 23:00 kur ka ndodhur ngjarja ne qytetin e Patosit. Kujtim I., ka thene per grupin hetimor se ate dite kishte luajtur disa skedina, njeren prej te cilave e kishte fituar. Pronari i lotarise sportive i kishte thene qe te priste deri ne fund, me qellim qe te grumbullonte shumen e lekeve. Teksa ka marre 800 mije leke, 25 vjecari eshte nisur drejt shtepise, ku e prisnin familjaret, gruaja dhe femija. Por teksa ka qene prane baneses, te dyshuarit Martin Danaj dhe Fatjon Gjojdeshi, i kane dale perpara dhe per te mos rene ne sy kane vendosur maska ne koke. Pasi e kane qelluar me grushte e shkelma, i kane zhvatur edhe parate qe mbante ne xhep duke u larguar. I demtuari ka shkuar ne posten e policise Patos, ku ka kryer edhe denoncimin.

Pas ngjarjes u ndaluan 3 te mitur

Policia e Fierit dhe e Patosit ndaluan fillimisht tre te mitur te moshes 13-15 vjec pas ngjarjes se ndodhur, duke hedhur dyshime se ata ishin autoret. Por pas hetimeve te kryera dhe paraqitjeve per njohje ne paraburgim, i demtuari ka deklaruar se nuk kane qene ata personat qe e sulmuan. Policia doli me nje deklarate te dyte diten e djeshme, ku njoftonte zyrtarisht se te dyshuarit jane pikerisht dy te rinjte Martin Danaj dhe Fatjon Gjodeshi, 21 dhe 25 vjec, banues ne qytetin e Patosit. Gjate marrjes ne pyetje Danaj ka mohuar akuzen e ngritur per grabitje me pasoje plagosjen, ndersa policia deklaroi se po punon per te gjetur prova te mjaftueshme dhe sasine e lekeve.

Akuzat

Akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria e Fierit diten e djeshme per ngjarjen e ndodhur ne Patos jane dy. "Grabitja me dhune" dhe "plagosja" jane dy veprat penale per te cilat te dyshuarit do te perballen ne gjykate.

Hetimi

Policia arriti te zbulonte emrat e te dyshuarve vetem mesnaten e se shtunes duke u gdhire dita e djeshme. Gjate dy oreve operacion eshte bere e mundur kapja e nje prej te rinjve, kurse tjetri ka arritur te shpetoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›