"Arrestimi i 3 gjermaneve, jo per faj te qeverise"
PRISHTINË - Qeveria e Kosoves shpreh keqardhje per rrethanat ne te cilat u arrestuan tre agjentet gjerman ne Kosove dhe ka shpjeguar se ajo nuk do te kerkoje falje per arrestimin. Zv. ministrja e Jashtme, Vlora Citaku ne nje interviste per te perjavshmen gjermane "Welt am Sonntag", ka thene se arrestimi ka qene vertet nje "incident fatkeq". Zevendesministrja ka shpjeguar se qeveria e Kosoves nuk do te kerkoje falje duke shtuar se "nuk kemi te bejme asgje me kete" pasi edhe nese eshte bere ndonje gabim "nuk ka qene faji i qeverise se Kosoves".
Citaku perjashton mundesine qe "lojtare tjere te rajonit" te kene pasur interesim te destabilizojne raportet midis Kosoves dhe Gjermanise. "As shperthimi me bombe e as zhvillimet pastaj nuk kane qene ne interes tonin" ka thene Citaku. Tre pjesetare te sherbimit sekret gjerman u arrestuan pas shperthimit te nje bombe ne seline e EULEX-it ne Prishtine. Ata u liruan me kusht nga gjykates nderkombetare, perderisa mediat raportonin per presion te qeverise gjermane ndaj Prishtines zyrtare per lirimin e tyre.