Serbia, në Pekin pa parulla për Kosovën
Sportistët serbë, pjesëmarrës në "Pekin 2008", më parë do të nënshkruajnë një marrëveshje me Komitetin Olimpik të Serbisë (OKS), ku do të garantojnë se nuk do t‘i keqpërdorin arenat sportive për të shprehur bindjet e tyre politike. Sipas sajtit "24sata.co.yu", kërkesa do t‘u paraqitet të gjitha federatave sportive në Serbi në mes të këtij muaji. Rregullorja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, por rasti "Çaviç" i ka shtyrë drejtuesit e serbët që të sigurohen se nuk do të ketë më incidente politike. Të njëjtën gjë para 3 javësh e ka bërë edhe Komiteti Olimpik i Britanisë së Madhe. "Dënimet për shprehjen e bindjeve politike janë strikte e përveç sportistëve, që do të skualifikoheshin, mund të dënohen edhe komitetet olimpike", ka thënë një burim brenda OKS. Sportistët nuk do të mund të përdorin as parulla të koduara, si "Prapëseprapë është e jona" apo "Pajtohem me Çaviçin", pasi drejtuesit e OKS-së janë shprehur qartë.