Hasi, me një këmbë tek Anderlehti
Besnik Hasi ka marrë ofertën zyrtare për të vazhduar karrierën si trajner në radhët e klubit të mirënjohur belg, Anderleht. Zërat që qarkullonin prej kohësh rreth ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare janë shndërruar në realitet dhe drejtuesit e klubit mbretëror kërkojnë ta bëjnë ndihmëstrajner, duke filluar që prej sezonit 2008/2009. Oferta është bërë vetëm pak ditë më parë, në një takim që 36-vjeçari, i cili momentalisht luan me Sërkëll Bryzh, ka pasur me drejtuesit e skuadrës, ku është shpallur tre herë kampion i Belgjikës.
Hasi ka zbuluar disa detaje rreth bisedës, ku kryesisht është folur rreth detyrave të reja që ai do të ketë në stafin teknik të drejtuar nga trajneri Ariel Jakobs. "Jam takuar me drejtuesit e Anderlehtit. Gjatë bisedës që kemi zhvilluar, ata më kanë konfirmuar zyrtarisht interesimin e tyre që unë të jem ndihmëstrajner. Për kontratë ende nuk kemi biseduar, por nga ana praktike kemi biseduar se cilat do të jenë detyrat e mia në stafin teknik të trajnerit Jakobs", deklaroi Hasi për të përditshmen kosovare "Express". Menjëherë pasi ka marrë ofertën, mesfushori ka bërë plane që në fund të këtij sezoni t‘i thotë "lamtumirë" futbollit të luajtur dhe të fillojë karrierën e re. Kjo pavarësisht faktit se Sërkëll Bryzh kërkon ta mbajë me patjetër në skuadër. "99 për qind në fund të këtij sezoni do ta lë futbollin dhe do të bëhem ndihmëstrajner në skuadrën e Anderleht", konfirmoi 36-vjeçari. Lojtari i lindur në Gjakovë ka konfirmuar se largimin e kishte menduar ende pa marrë ofertën nga klubi mbretëror. "Kur kam ardhur te Sërkëll Bryzh, kam nënshkruar kontratë vetëm për një vit, pasi mendoja të largohesha nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni. Por, drejtuesit e klubit me bënë ofertë që unë të rri edhe një vit tjetër. Tash jam në moshë, kështu që e kam vështirë të luaj në nivelet e zakonshme".
Zërat për emërimin e Hasit në postin e ndihmëstrajnerit kanë filluar të qarkullojnë në fund të muajit mars. Por, duke qenë se në datën 30 Anderlehti ka luajtur në fushën e tij me Sërkëll Bryzh, si kosovari, ashtu edhe drejtuesit e klubit nuk janë prononcuar shumë rreth kësaj teme, pasi nuk dëshironin që biseda e të ardhmes të prishte ecurinë e ndeshjes. Besnik Hasi e njeh mirë mentalitetin e Anderlehtit, pasi për gjashtë vite me radhë ishte pjesë e këtij klubi. Në ekipin mbretëror ai ishte transferuar në vitin 2000 nga Genk, dhe qëndroi aty deri në vitin 2006. Me paraqitjet e tij, mesfushori ka ndihmuar skuadrën belge ta fitojë tri herë titullin kampion (në sezonet 1999-2000, 2002-‘03 dhe 2004-‘05). Ai me këtë ekip ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Ndërsa në ndeshjen e zhvilluar vitin e kaluar ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, Besnik Hasi i kishte dhënë lamtumirën edhe Kombëtares shqiptare. Ai me fanellën kuqezi ka zhvilluar mbi 50 ndeshje dhe ka arritur të shënojë dy gola.