Serbia, një "ishull" i vetmuar
Pas anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë e të Kroacisë në NATO, Serbia u gjend në një pozitë të veçantë në raport me Organizatën e Traktatit të Aleancës së Veriut (NATO), duke e ndërgjegjësuar atë se neutraliteti ushtarak i shpallur prej saj, pra distancimi i vetëdijshëm nga NATO, nuk e çon asgjëkundi, përkundrazi e komplikon pozitën e saj, duke e bërë atë një lloj "ishulli" në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tanimë, Serbia është rrethuar, faktikisht, nga vende-anëtare të NATO-s, me përjashtim të Maqedonisë, e cila nuk është në NATO vetëm për faj të Greqisë që vendosi veto ndaj pranimit të saj në këtë organizatë për shkaqe që dihen. Sepse po të ishte për Shkupin, ai është gati të anëtarësohet qysh nesër në Aleancën e Atlantikut. Por edhe Bosnjë-Hercegovina, që ndodhet jashtë Aleancës për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme me karakter etniko-nacionalist, zjarrit të të cilave, si gjithnjë i fryn Republika Srbska anti-NATO, me mbështetjen e Serbisë.
Vetë serbët, madje edhe ata që janë njohës të rrethanave politike ballkanike, e kanë të vështirë ta kuptojnë politikën e Serbisë, e cila, nga njëra anë, publikisht ka shpallur se prioritet kryesor ka realizimin e aspiratave euro-integruese, ndërkohë, nga ana tjetër, ka deklaruar neutralitetin e vetë ushtarak, pra mbajtjen e vendit në distancë nga NATO. Kështu, Serbia u gjend e përfshirë në një lloj konfuzioni në raport me NATO-n, sidomos, pas shtimit më të fundit të ngjyrës blu (ngjyra e emblemës së NATO-s) në hartën ballkanike.
Është fakt i dallueshëm se shumica e serbëve nuk e duan NATO-n dhe kjo u pa, edhe një herë tjetër, me rastin e 10-vjetorit (më 24 mars) të fillimit të bombardimeve në Serbi nga ana e forcave të Aleancës së Veriut, për shkak të gjenocidit të shpërthyer nga ushtria e regjimit të Sllobodan Millosheviçit kundër popullit të Kosovës, kur në Serbi u derdh një lumë tjetër sharjesh dhe aversionesh të rënda kundër NATO-s, të krahasueshme me atë kohë, kur regjimi serb organizonte në Beograd gjyqe qesharake me të akuzuar imagjinarë, në formën e SHBA-së dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, në bankën e të akuzuarve. Që në Serbi kemi një pozitë konfuze lidhur me NATO-n, qoftë edhe në këtë sfond të fundit anti-NATO, kur 10-vjetori i bombardimeve në Serbi koincidoi me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, e tregon edhe fakti se në Serbi, sikurse shkruan media serbe, janë krijuar disa struktura që kanë si synim afrimin e sistemit mbrojtës serb me standardet e NATO-s, për të cilat ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, deklaronte jo shumë kohë më parë se "janë standardet më të mira në botë"! "Qysh para disa vitesh, në Serbi, -vinte në dukje ditët e fundit gazeta e përditshme serbe "Politika", -ka ekzistuar një rrymë konceptuale e fuqishme që synonte të shpjegojë atë që ishte e pashmangshme, se asgjë, përfshirë edhe luftërat, nuk është e përhershme, se në konsideratë, në radhë të parë, duhet të kihen interesat e shtetit dhe të sigurisë së tij. Kjo do të thotë se nuk kemi shumë arsye për ndonjë dashuri të papritur ndaj Aleancës ushtarake perëndimore, por interesat e sigurisë së vendit na diktojnë afrim", theksonte gazeta serbe.
Dhe, kështu, politika e Serbisë ndaj NATO-s, sikurse duket edhe nga shembujt e lartpërmendur, është plot kontraverse të këtij lloji dhe kjo lëndë (materie) vazhdon të jetë e papërcaktuar, ndërkohë që duket se, në këtë vend, mungon krejtësisht gatishmëria për t‘i dhënë asaj përmbajtje e formë të caktuar dhe ajo (Serbia), për shkak të politikës së saj përjashtuese, nuk ka brenda Aleancës së Veriut asnjë aleat të hajrit që ta mbështesë atë, që të mbështesë interesat e saj politike jetike.
"Serbia e ka shpallur neutralitetin e saj ushtarak në një moment, kur nuk ka as kufij të përcaktuar qartë, as territor të përcaktuar dhe, kur në atë pjesë të shtetit që ne e konsiderojmë tonën, nuk ka as edhe një element të këtij shteti. Në rrethana të tilla, statusi i neutralitetit ushtarak të Serbisë është kontradiktor nga ana politiko-ushtarake, është në konflikt me çdo lloj logjike dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë pa një përcaktim të gjendjes sesi qëndrojnë punët sot", shkruante gazeta beogradase "Politika".
Duket qartë se në Serbi, mbasi Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare me të drejta të plota të NATO-s, kanë shqetësim, për të mos thënë frikë, se politika e jashtme e të dyja vendeve ballkanike, të pranuara rishtazi në NATO, do të ketë dimensione e një peshë edhe më të madhe në Ballkan dhe, sikurse thuhet rëndom në popull, do ta lejë në bisht politikën e jashtme miope të Serbisë. Në këto kushte, edhe në këtë vend, gradualisht, mendjet e nxehta po ftohen dhe po kthjellohen, qoftë edhe të detyruara, se nuk ecet më kundër rrymës së përgjithshme, se tani ka ardhur koha e bashkimit me rrjedhën e përgjithshme botërore që destinacion final ka paqen, stabilitetin dhe sigurinë, se pozita e saj (Serbisë) midis vendeve-anëtare të NATO-s në Ballkan duhet të përcaktohet në përshtatje me perspektivën e euro-integrimeve.
Në Serbi po ndërgjegjësohen, gjithnjë e më shumë, se pa një bashkëpunim të mirë me NATO-n, vështirë se në këtë vend do të mbizotërojë stabiliteti, se ekziston nevoja e një strategjie të përbashkët me Aleancën e Veriut, se nuk mund të ekzistosh si një "ishull" në botën e sotme të ndërvarur. Gazeta serbe "Politika" që, në përgjithësi, konsiderohet nacionaliste në Serbi, citon ditët e fundit një sentencë të urtë të një figure të njohur në historinë serbe, e cila, edhe pse ka formën e anekdotës, tregon qartë rrugën që duhet të ndjekë tani Serbia:
"Në qoftë se urrejtja të ka lodhur dhe nuk mund të fitosh mbi armiqtë, atëherë, nuk ke ç‘të bësh tjetër, veçse të veshësh uniformën e tyre!".