Shqipëria e Luftës 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhën
James Hudson, oficer i Shërbimit Sekret Amerikan me gradën kapiten, u mobilizua në ushtrinë amerikane më 15 gusht të 1941. Pasi kaloi disa kurse stërvitjeje speciale mbi përdorimin e mikrofilmave dhe dokumentacioneve, u dërgua në Kajro, si pjesë e Zyrës së Korpusit të Sinjalistikës të Divizionit të 28 të Këmbësorisë. Në Kajro, ai u emërua oficer i Postës Ushtarake dhe më vonë oficer përgjegjës për të gjitha materialet fotografike e filmike të Ushtrisë Amerikane në Afrikën Veriore. Fotografoi të gjithë fushatën e ushtrisë amerikane kundër armatës së shkretëtirës të komanduar nga gjenerali gjerman Romel. Në këtë pozicion, Hudson ishte fotografi zyrtar ushtarak, i cili u lejua të fotografojë të gjitha personalitetet e Konferencës së Kajros, Winston Churchill, Presidentin amerikan Roosevelt, gjeneralin Eisenhower. Po kështu, në Konferencën e Teheranit ishte Jim Hudson ai që ka kryer fotot historike të takimit Stalin-Roosevelt-Churchill. Me fundin e luftës në Afrikën Veriore, ai u dërgua në Bari me mision special për t‘u hedhur në prapavijën gjermane e për të mbledhur informacion mbi aktivitetin e Divizionit të Parë Malor Gjerman, i sapoardhur në Shqipëri nga Stalingradi. Në këtë rol, si oficer i Shërbimit Sekret Amerikan, Hudson krijoi rrjetin e informacionit në territorin shqiptar, duke operuar për një kohë të gjatë në zonën e Jugut të Shqipërisë. I hedhur në prapavijat gjermane 33 herë, Hudson takoi dhe bashkëpunoi me një numër të madh shqiptarësh të përfshirë në ngjarjet e luftës, si në radhët e Ballit Kombëtar, ashtu edhe të komandës partizane. Me kërkesën e Harry T. Fultz, shefi i Drejtorisë për Shqipërinë, Hudson u parashutua në Shtabin e Ushtrisë partizane për të takuar Enver Hoxhën. Pas disa takimesh me të, Hudson u urdhërua nga ky i fundit të marshonte në Sarandë për të penguar zbarkimin e Komandove angleze, që po kryenin një sulm mbi garnizonin gjerman të Sarandës. Si oficeri kryesor i Shërbimit Sekret Amerikan në Shqipëri, ai rekomandoi personat me të cilët Shërbimi Sekret Amerikan do të mbështetej pas mbarimit të luftës. Hudson u largua nga Shqipëria në vigjilje të mbarimit të Luftës Botërore me Mision Special në Austri dhe Gjermani, për të zbuluar ekipet e shkencëtarëve gjermanë, që punonin në krijimin e Bombës Atomike. Në këtë rol, Hudson arrestoi legjendën e Luttwaffes Gjermane, aviatoren Hanna Reitch "piloten femër më të famshme në botë", e cila ishte ndoshta personi i fundit që pa gjallë Hitlerin në bunkerin e tij të famshëm. Autor i pesë librave mbi eksperiencën e tij në Shërbimet Sekrete Amerikane dhe Luftën e Dytë Botërore, Hudson është oficeri i vetëm, i mbetur gjallë, i Shërbimit Sekret Amerikan, që operoi në Shqipëri në Luftën e Dytë.
Dimë që keni qenë i vendosur në Kajro dhe keni marrë pjesë në Konferencën e Kajros dhe kjo është një pikë e rëndësishme në histori, kuptohet nëse ju do të donit të ndanit me ne disa kujtime.
Unë isha në stafin e gjeneral Russell Maxwell, ishte një gjeneral në komandë i forcave të ushtrisë amerikane të Lindjes së Mesme në Kajro. Në atë kohë, Kajro ishte kryqëzimi i botës për aleatët. Nëse doje të shkoje në Rusi, shkoje në Kajro, po të doje të shkoje në Indi, shkoje në Kajro. Gjithçka ishte e vendosur në Kajro dhe aty unë takova shumë njerëz. Kështu u përfshiva në Konferencën e Kajros. Ne e quajtëm atë ngjarja e 13. Ky ishte emri i koduar i Konferencës së Kajros. Gjithsesi, ne më në fund mësuam në komandë se Franklin Delawer Roosvelt do të vinte. Shtypi sillej mirë me Roosvelt, sot atë do ta kishin ngrënë të gjallë. Midis tyre ata nuk kishin ligje. Unë njihja shumë njerëz të shtypit si John Phillips i Revistës LIFE etj. Shtypi nuk nxori asnjë fotografi të Roosvelt që e tregonte atë si ulok, as në karrige me rrota dhe as duke e mbajtur James Roosvelt, i biri. Ai trajtohej me gjithë respektin e mundshëm. Ne i ndërtuam një lloj shkalle që të ngjitej në avion dhe ata fluturuan për në Kajro West që ishte një fushë avionësh anglezë. Aty kishte fotografë kudo, të cilët nuk bënë asnjë fotografi të Roosvelt, duke zbritur shkallën në karrigen me rrota. Por ata bënë një gabim, ose po ta studioni atë moment janë katër gabime nga të dyja anët.
Një nga gabimet është se Roosvelt tha në shtyp: "Unë jam një burrë plak. Nuk është aq e lehtë për mua të fluturoj nga Uashingtoni në Kajro". E dyta, ai tha se mendonte të ftonte gjeneralin kinez Chiang Kai-shek së bashku me gruan e tij. Atij gjithnjë i kishte pëlqyer kjo grua me këpucët e saj të vogla e të lezetshme. Ishte gruaja që kishte më shumë këpucë në botë. Grave tona u pëlqejnë këpucët e saj... Pavarësisht se nuk thuhet, në të gjitha këto konferenca të mëdha, e gjithë puna më e rëndësishme nuk bëhej nga Stalini, Churchill apo Roosvelt, por nga stafi i tyre. Gjithë ata gjeneralë, admiralë, forca ajrore që rreshtoheshin një nga njëra anë e një nga ana tjetër, kur ata dilnin për pushim gjatë seancave, bisedonin. Kështu unë dëgjoja gjithë bisedat duke marrë vesh se cilat ishin planet e këtyre tre vendeve.
A u përmend ndonjëherë Shqipëria aty?
Po, u përmend… nga një rus, që doli se e takonte Churchill-in vazhdimisht.
Kishte ndonjë vendim për Shqipërinë në Konferencë?
Në atë kohë, Jugosllavia ishte shumë më e madhe dhe me influencë, por vendi për të cilin Stalini u interesua vërtet ishte Shqipëria. Shqipëria, shpresoj që njerëzit tuaj ta kuptojnë, është një vend kyç, është pozita gjeopolitike e saj. Ekziston një kompleks i vendeve të vogla që ndajnë Jugosllavinë e madhe dhe Greqinë, përfshirë këtu edhe Rumaninë, Bullgarinë etj. dhe interpretimet midis tyre si të krishterët kundër myslimanëve dhe të gjitha interpretimet fetare e politike.
Ju e njihnit dhe punuat me Harry Fultz. Si ishte ai?
Fultz ishte një djalë shumë serioz, rrallë mund të kem parë ndonjëherë një grimcë buzëqeshjeje. Ai pothuaj nuk ngjante fare me njerëzit e tjerë të OSS. Nuk mbaj mend që të mos e kem gjetur në çfarëdo ore në tavolinën e tij duke studiuar hartat apo raportet që vinin dhe nuk ia dëgjoje zërin. Ai kishte një staf të vogël përkthyesish shqiptarë. Nuk ishin shqiptaro-amerikanë, por shqiptarë. Ata dinin anglisht shumë mirë, pasi ai i kishte amerikanizuar ata.
Ju keni takuar të dy Frashërit. Cila ishte përshtypja juaj për ta?
Më pëlqenin që të dy. Ishin shumë të zgjuar, por nuk flisnin anglisht. Ata më shpjeguan disa herë nëpërmjet Xhelil Çelës që ata nuk ishin aty sepse pëlqenin gjermanët apo se i mbështesnin ata, por kjo ishte mënyra e vetme që ata mendonin për të mbajtur vendin në këmbë. Të gjithë donin të drejtonin dhe nuk ishte thjesht çështje ushtarake. Ishte e rëndësishme që paratë të qarkullonin midis qyteteve, administrata të punonte dhe ju e dini se në një vend të ngadaltë si Shqipëria kishte një ndryshim të madh midis Veriut apo Gjirokastrës në Jug. Unë isha dakord me ta dhe mendoj se Frashërit luajtën pjesën e duhur. Ata mbajtën shtetin në këmbë, mbajtën gazetat në qarkullim dhe vendin në lëvizje. Hoxha ishte në Shtabin e Përgjithshëm me djemtë e vet dhe sulmonte mjaft patrulla gjermane, vetëm që të kishin pak reklamë tek anglezët. Amerikanët e urrenin këtë gjë.
Enver Hoxha e akuzoi Fultz se ai ishte një spiun i amerikanëve dhe se përdorte studentët e vet për të mbledhur informacione. A mendoni se kishte të drejtë për këtë çështje?
Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj se Fultz ishte dakord me marrëveshjen apo vendimin e anglezëve për të pajisur partizanët kundrejt Ballit Kombëtar. Fultz pothuaj kishte të njëjtat mendime me mua në lidhje me Ballin Kombëtar. Ai ishte një djalë Tirane, ai kishte jetuar në Tiranë dhe e njihte mirë qeverinë. Ai nuk ishte tipi i Hoxhës. Atë nuk do ta shihje nëpër male, ishte një djalë qyteti i shkolluar, i mprehtë dhe shumë i zgjuar. Nuk më la në asnjë moment përshtypjen se pas lufte do të bënte diçka kundër dikujt. Mendoj se ai po luante drejt dhe ishte pjesë e ushtrisë amerikane, duke u munduar të fitonte luftën.
Harry Fultz e dinte se ju operonit dhe punonit në një territor të Ballit Kombëtar. Pse ju parashutoi në Shtabin e Enver Hoxhës?
Për një arsye shumë të mirë. Ata e dinin se koha e këtij komandanti po vinte. Fultz nuk i besonte më Tom Stefanit. Tomi u afrua aq shumë me Hoxhën sa zor se ndaheshin. Djemtë e Shërbimit vlerësoheshin vazhdimisht nga eprorët e tyre dhe përdoreshin terma si "prirjet" dhe ai prirej… Unë nuk e akuzoj atë, por ai prirej drejt komunistëve. Në rastin tim nuk kishte mëdyshje, të gjithë e dinin që unë isha pro Ballit Kombëtar.
Ju takuat Hoxhën. Çfarë ndjetë kur e takuat? Apo ndonjë detaj rreth tij apo njerëzve që e rrethonin?
Kurrë nuk u shoqërova me të. Kisha vetëm takime zyrtare në lidhje me atë problemin e zbarkimit të komandove. Ajo që ai bëri sa më takoi, ishte se filloi të më kërkonte një listë me materiale si p.sh. "dua më shumë municione, dua më shumë nga kjo apo ajo". Asnjëherë nuk patëm ndonjë bisedë strategjike me të se çfarë do të bënte në fushën ushtarake. Por ama kisha dëgjuar mjaftueshëm nga njerëzit e tij se ata kishin ndërmend të merrnin në dorë drejtimin e vendit dhe për këtë nuk kishte asnjë dyshim. Ata nuk jepnin detaje nëse do t‘i vrisnin të gjithë armiqtë e tyre, por kisha përshtypjen se kjo do të ndodhte dhe do të derdhej shumë gjak kur ata të arrinin aty ku synonin. Të gjitha këto që ju them i kam të dokumentuara.
Çfarë menduat kur takuat Hoxhën? Ju duk si një luftëtar gueril, apo si një komandant i njerëzve të vet?
Patjetër që e ndjeva se ishte si një që komandonte. Nuk kishte dyshime mbi këtë, ai ishte një udhëheqës. Dhe njerëzit e ndiqnin, por kishte edhe shumë frikë mes tyre. A ishte një diktator që atëherë? Të jem i sinqertë me ty, nuk e quanin të tillë, por ai sillej si udhëheqës dhe kishte gjithë lidhjet me Rusinë. Por ata kërkonin një autoritet të lartë, sepse nuk kishin një të tillë. Kjo ishte tipike e të gjithë shqiptarëve të asaj kohe, ata nuk kishin një autoritet për t‘i udhëhequr. Prandaj Frashërit filluan të dy të kërkonin të ishin lider. Ata ishin në pozicionin për të qenë të tillë, pasi kishin lidhje dhe njerëz në strukturat politike shqiptare. Ata kishin dhe njerëz si Skënder Muço të cilët mund të merreshin me lëvizjet në terren. Pra, Balli Kombëtar kishte se ku të drejtohej. Komunistët kishin Hoxhën, sepse ai ishte i vetmi person që kishte një staturë me këdo.
Mund ta klasifikoni si një njeri të zgjuar?
Po, e cilësoj kështu: kur je me një udhëheqës, të çfarëdo lloji e kupton. Nuk fola mjaftueshëm me të që të kem ndonjë mendim filozofik për të, por personi i tij të jepte të kuptoje se padyshim ai ishte komandanti. Nuk kishte asnjë që e sfidonte atë me sa shihja unë. Nga ky këndvështrim, them se ai kishte kontroll të plotë.
A mendoni se OSS kishte njerëzit e vet mes partizanëve? Është bërë një debat i madh në Shqipëri për ish-kryeministrin shqiptar Mehmet Shehu, i cili ishte një ish-student i Fultz dhe një udhëheqës i famshëm partizan. A ka punuar ai për Fultz gjatë luftës. Dini gjë ju nëse Fultz kishte kontakte me të?
Opinioni im është se në atë kohë, Fultz nuk kishte arritur në atë shkallë të lojës. Ai filloi të ndryshojë në vjeshtë të 1944. Atëherë të tërë filluam të mendoheshin për këtë dhe kjo është arsyeja pse unë u largova dhe shkova në Austri, për të komanduar një rrjet të Shërbimit Amerikan atje. Personalisht nuk besoj se Fultz donte të shkonte në atë drejtim më parë. Por pas vjeshtës së 1944, po.