Tërmeti gjunjëzon Italinë, mbi 150 të vdekur
Një tërmet 5.8 ballë i shkallës Rihter ka goditur Italinë. Ai është regjistruar mëngjesin e së hënës në orën 3:32 me epiqendër Abruzon, rreth 10 km nga Akuila. Bilanci i viktimave është mjaft i rëndë. Janë regjistruar mbi 150 të vdekur, dhjetëra të zhdukur, si dhe numërohen mbi 1500 të plagosur. Ndërsa mbi 100 mijë vetë kanë mbetur të pastrehë. Sipas të dhënave të raportuara nga media italiane, 10-15 mijë ndërtesa janë shembur ose dëmtuar duke shkaktuar dëme të pariparueshme në trashëgiminë historike dhe artistike të rajonit. Tronditja nga tërmeti është ndier në të gjithë Italinë Qendrore nga Romanja në Napoli. Një tërmet tjetër prej 4.1 ballë është regjistruar sërish pasditen e djeshme me epiqendër në Akuila.
Emergjenca-Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke mobilizuar ushtrinë, aeronautikën dhe forcat karabiniere. Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Altero Matteoli, që ka mbërritur në Akuila pak orë pas tërmetit ka folur për "një situatë dramatike", tragjedinë më të rëndë të këtij fillimshekulli. Edhe Berluskoni ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Ai ka deklaruar se "gjatë fluturimit pashë kudo shkatërrim, por edhe njerëz që ndihmojnë. Askush nuk do të lihet vetëm", ka thënë shefi i qeverisë italiane.
Goditja- Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8.8 km. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve ka deklaruar se një tërmet i shkallës Rihter prej 5.8 ballë konsiderohet "i moderuar, me një intensitet 30 herë më të vogël se sa ai që më 1980 shkatërroi zonën e Irpinias në Itali". Abruzo që shtrihet në një nga zonat me rrezik më të madh sizmik në gadishullin Apenin, është prekur që prej 16 janarit nga disa qindra goditje të vogla sizmike. Shefi i mbrojtjes civile Bertolaso tha se ishte e pamundur që të parashikohej tërmeti. Por tashmë kanë shpërthyer polemikat për procesin që ka nisur kundër një sizmologu Xhoakino Xhuliani, që javën e kaluar parashikoi tërmetin e fuqishëm, por që për të nisi hetimi për përhapje paniku.
Dëmet- Dramatik është bilanci i dëmeve jo vetëm në humbje njerëzore, të cilat pritet të rriten nga momenti në moment. Mes viktimave janë të paktën edhe 5 fëmijë. Me qindra ndërtesa kanë rënë ose janë dëmtuar rëndë, një pjesë e tyre janë krejtësisht të pabanueshme. "Qendra historike është shkatërruar, por edhe shtëpitë e reja. Do të duhet kohë që të kontrollohen të gjitha ndërtesat. Pothuajse i gjithë qyteti është prekur", ka thënë kryebashkiaku i Akuilas. Ndërhyrja e shpejtë e ka pasur punën mjaft të vështirë, për shkak të shembjeve të tjera të godinave që rrezikojnë jetët e tyre, por edhe nga fakti se prefektura nga e cila duhet të koordinoheshin të gjitha veprimet e ndërhyrjes është shkatërruar tërësisht. Edhe qendra e provincës dhe zyrat e tjera rajonale janë dëmtuar mjaft rëndë.
Mes godinave të shkatërruara është edhe një konvikt studentësh nga i cili janë mundur të nxjerrin të gjallë 6 të rinj. Nga gërmadhat e një godine trekatëshe është nxjerrë e gjallë edhe një 50-vjeçare. Po kështu, një dyvjeçare është nxjerrë e gjallë nga banesa e shkatërruar, ndërsa e ëma ka vdekur duke e mbrojtur me trupin e saj.
Dhe në zonat ngjitur Akuilas ka pasur viktima dhe dëme të mëdha. Një nga situatat më dramatike shënohen në Onna ku 50% e shtëpive janë rrëzuar dhe 505 të tjera janë dëmtuar. Ky është një vend ku më së shumti banojnë të moshuar dhe sipas kryebashkiakut në rast se fëmijët nuk do të identifikojnë prindërit e lënduar ka gjasa që të mos merret vesh numri i viktimave.
Sipas mbrojtjes civile, përveç Akuilas, komunat më të goditura nga tërmeti janë: San Demetrio, Pizzoli, Rocca di Mezzo, Paganica, Fossa, Villa Sant‘Angelo, San Gregorio, Poggio Picenza, Onna, San Pio, Barrile, Ocre, Rovere, Rocca di Cambio, Pianola, Poggio di Roio, Tempera, Camarda.
Masat- E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e emergjencës në zonat e goditura. Nga e gjithë Italia janë nisur vullnetarë për të dhuruar gjak dhe ushqime për të dëmtuarit. Ndërsa janë përgatitur kampe për të strehuar të gjithë ata që kanë humbur pronat e tyre. Për shkak se spitali i Akuilas doli jashtë funksionit në gati 90% të tij, si dhe mbeti pa furnizim të rregullt me ujë, një pjesë e të plagosurve u dërguan me helikopterë në spitalet fqinje. Ndërkohë që u ngritën me shpejtësi spitale fushimi të montuara nga ana e forcave të emergjencës. Në këto zona erdhën në ndihmë edhe forca të ushtrisë dhe karabinierisë, të cilët po përpiqen që të garantojnë sigurinë. Kjo pasi janë sinjalizuar raste kur në shtëpitë e braktisura ka nisur bastisja nga keqbërës. Një pjesë e tyre janë arrestuar nga policia.
Debati
Denoncohet sizmologu që
parashikoi tërmetin në Akuila
Një shkencëtar italian kishte parashikuar një tërmet të rëndë në zonën e Akuilas disa javë para se të ndodhte katastrofa, që shkaktoi vdekjen e mbi 150 personave deri tani. Por ai u denoncua për përhapje paniku në popullsi dhe ndaj tij nisën hetimet. Goditjet e para në rajon u regjistruan në mesin e muajit janar dhe vazhduan me intervale të rregullta ndërmjet tyre, gjë që shkaktoi alarm në qytetin mesjetar, rreth 100 kilometra në lindje të Romës. Një muaj më parë nëpër qytet kanë qarkulluar disa automjete nga ku u komunikohej banorëve se duhej të evakuonin banesat e tyre, pasi sizmiologu Xhoakino Xhuliani parashikoi se do të ndodhte një tërmet në atë zonë, gjë që shkaktoi irritimin e kryebashkiakut. Xhuliani, i cili e kishte bazuar parashikimin e tij në përqendrimin e gazit radon rreth zonave sizmikisht aktive, u denoncua në polici për "përhapje alarmi" dhe u detyrua të fshinte informacionin nga interneti. Zyra Italiane për Mbrojtjen Civile zhvilloi një takim të Komisionit për Rreziqet e Mëdha, ku u mblodhën shkencëtarë, të cilët do të vlerësojnë situatën aktuale dhe rreziqet që ekzistojnë. Tashmë shefi i Mbrojtjes Civile po akuzohet për neglizhencë. Ai kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona të tillë që përhapnin lajme false dhe kishte kërkuar ndëshkim. "Tërmeti i natës së sotme nuk ishte i parashikueshëm. E dimë që është një zonë sizmike dhe ditët e fundit janë regjistruar lëkundje. Profetët thonë se mund të parashikohej, por nuk është kështu", deklaroi Bertolaso. Kjo çështje ka ndezur një debat të gjerë në Itali.
Dëshmitë
Ambasada: Nuk ka viktima
mes emigrantëve shqiptarë
Ambasada Shqiptare në Romë konfirmon se nuk ka njoftime për viktima të shtetasve shqiptarë, por vetëm për dëmtime të pasurisë së tyre. Në të njëjtin qëndrim janë edhe Ministria e Brendshme italiane dhe ajo e Mbrojtjes të cilat nuk njoftojnë për viktima mes emigrantëve shqiptare nga tërmeti. Por aktualisht nuk ka asnjë njoftim për një familje shqiptare me tre anëtarë, burrë e grua dhe vajzën e tyre 3-vjeçare. Po ashtu është konfirmuar edhe vdekja e 5 shtetasve maqedonas me origjinë shqiptare, të cilët jetonin në zonën e Abruzos. Shqiptarët janë një nga bashkësitë e huaja më të mëdha në këtë rajon. Sipas Institutit Italian të Statistikave, ata përbëjnë 19,3 % të popullatës së huaj të rajonit, duke numëruar rreth 11.500 rezidentë të rregullt. 1325 prej tyre banojnë në Provincën e Akuila-s, më e goditura nga tërmeti. "Në orën 3 e 32 minuta, një zhurmë dhe një tronditje e madhe bëri që të çoheshim të gjithë dhe të dilnim jashtë. Nga ora 3 e 30 deri në orën 5 e 30 qëndruam në një shesh të madh, së bashku me qindra qytetarë të tjerë, për t‘u rikthyer më pas në shtëpitë tona". Kështu dëshmon sopranoja e njohur shqiptare Lindita Hisku, e cila jeton tashmë prej 11 vitesh në Sulmona të Italisë, rreth 55 km larg epiqendrës së tërmetit. "Në Sulmona, vijon ajo, ka disa qindra familje shqiptare, por këtu nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme të lehta materiale". Këtë fakt e dëshmon edhe Besmir Berisha, një qytetar Kosovar që banon në Bugnara.
Telegrame nga Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, opozitarët Rama e Meta. Qeveria, 50 mijë euro ndihmë
Politika shqiptare ngushëllon shtetin italian
Politika shqiptare shprehu dje keqardhje për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abruzos. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shprehu hidhërimin për këtë rast. "Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abruzos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale", shkruan Topi. Ai shprehu hidhërimin për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar!. Ju lutem, shkruan Topi, pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abruzos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas. Sakaq, qeveria shqiptare akordon 50 mijë euro në ndihmë të familjeve të lënduara. Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh Kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, përmes të cilit i shprehu ndjenjën e pikëllimit më të thellë, si dhe ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian, në këto çaste të vështira. Kreu i opozitës, Edi Rama, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Përmes letrës, Rama i shprehu keqardhjen dhe solidaritetin e Partisë Socialiste për jetët e humbura nga tërmeti. Më lejoni që në emër të Partisë Socialiste dhe në emrin tim personal, shkruan Rama, t‘ju përcjell juve keqardhjen më të thellë që ndiem për jetët e humbura dhe dëmet që populli i Akuilas pësoi. "Dëshiroj t‘ju shpreh juve dhe nëpërmjet jush, gjithë familjeve të viktimave ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju shtrëngoj dorën me dhimbje të thellë dhe ndaj me ju këto momente të vështira", thotë kreu i LSI-së, Ilir Meta, në letrën drejtuar Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.