E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, një rrugë drejt izolimit

Beogradi po luan në mënyrë të rrezikshme, ku në lojë nuk është askush tjetër përveçse populli serb.

Ambicja një shekullore e shqiptarëve të Kosovës, më në fund u realizua. Festimet e shqiptarëve dhe gëzimi i tyre u transmetua në të gjithë botën. Një periudhë 9 vjeçare e pas luftës përfundoi me rezultatin e parashikuar. Por zemërimi dhe zhgënjimi i serbëve nuk voinoi. Në ditët që pasuan, protesta u organizuan në të gjithë Serbinë, por edhe mes komuniteteve serbe në Diasporë. Zhgënjimi i tyre arriti kulmin me protestën masive të së martës së kaluar, kur ata që media serbe i quajti “huliganë” sulmuan disa mbasada të huaja, veçanërisht atë amerikane, sepse këto vende kishin njohur shtetin e ri. Që nga ajo mbrëmje, fjalë të shumta kanë qarkulluar nëpër media mbi atë çka ndodhi, mbi shkakun e dhunës që rezultoi edhe me një viktimë. Zyrtarët amerikan e quajtën Beogradin përgjegjës për gjithçka ndodhi. Ndërsa serbët argumentuan se protesta ishte nxitur nga shërbimet inteligjente amerikane. Pavarësisht gjithë këtyre, kushdo mundi të vërë re disa zhvillime të turpshme lidhur me politikën serbe. Ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, përfaqësuesi i qeverisë dhe popullit i justifikoi hapur aktet e dhunës së protestuesve serbë dhe rezervistëve ushtarak në pikat kufitare të Merdarës dhe Janjës. Ai tha se i konsideron këto sulme të ligjshme. Ky është një kundërtim të drejtpërdrejtë me qëndrimin zyrtar të presidentit Boris Tadiç i cili e kishte theksuar se Serbia do të përdorete të gjitha mënyrat përveç dhunës për të ndalur pavarsinë e Kosovës. Ajo që ndodhi tregoi hapur taktikat që po përdorin jo vetëm serbët por edhe rusët. Nga njëra anë ata bëjnë përpjekje diplomatike për çështjen e Kosovës, e nga ana tjetër bëjnë kërcënime të hapur dhe sulme të dhunshme që marrin dhe aprovimin e zyrtarëve më të lartë. Me fjalë të tjera, një lojë e rrezikshme ka nisur tashmë, ku në lojë është askush tjetër përveçse populli serb. Ajo që ndodhi në 17 shkurt ishte finalizimi i një procesi që kishte nisur prej kohësh. Kosova si rajon ishte shkëputur nga Serbia që nga ditët e ish Jugosllavisë. Në të gjitha aspektet përveç atij politik, pra që ishte ende zyrtarisht pjesë e Serbisë. Në 1999-ën ndodhi edhe ndarja politike, dhe i vetmi formalitet që mbante “ligjërisht” Kosovën brenda kufijve të Serbisë ishte një rezolutë e Kombeve të Bashkuara, e cila nuk arriti dot të ndalte të pashmangshmen. Dhe duke folur për sovranitet territorial të Serbisë, në të njëjtin kontekst si Kosova, një territor që ka pushuar së qëni prej kohësh nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Serbisë, dhe populli i së cilit kurrë nuk aprovoi prezencën e Beogradit është krejt e gabuar. Por duke qëndruar të kapur fort pas rrjetit të tyre të gënjeshtrave, qeveria serbe ende e quan Kosovën si pjesë legjitime të Serbisë. Kështu Beogradi ndodhet përpara “luftës” me Perëndimin, sepse ai vlerësoi lirinë e fituar të popullit të Kosovës pas një shekull gjakderdhje. E gjithë kjo po bëhet në një mënyrë të dyshimtë dhe me dy fytyra. Logjikisht, kjo përpjekje mund të çojë vetëm drejt dy gjërave : popullariteti i shkurtër i liderëve politik serb dhe izolimi afatgjatë i Serbisë në detin e anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Kjo përpjekje do të rezultojë veçse negative për Serbinë, ekonominë e saj, dhe mbi të gjitha për mirëqënien e popullit serb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›