Alarm në Las Vegas
Mbi 40 mijë pacientë rrezikojnë të jenë infektuar nga Hepatiti B, C dhe virusi HIV.
Alarmi për përhapjen e Hepatit dhe Sidës ka përfshirë shtetin e Nevadës në SHBA, ku 40 mijë pacientë të një klinike rrezikojnë të jenë prekur nga këto sëmundje për shkak përdorimit të një shiringe të infektuar. Pjesa më e madhe e këtyre personave janë banorë të qytetit të famshëm të dritave, Las Vegasit. Autoritetet lokale të cilat dhanë alarmin, i kanë njoftuar tashmë qytetarët që rrezikojnë të jenë të ekspozuar ndaj sëmundjeve duke i bërë thirrje të kontaktojnë menjëherë mjekët dhe të kryejnë të gjitha kontrollet e mundshme. Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për emergjencën më të madhe sanitare që ka ndodhur ndonjëherë në Nevada. “Pas fillimit të një hetimi departamenti i shëndetësisë njofton se rreth 40 mijë pacientë mund të jenë ekspozuar ndaj infektimit me hepatit B,C ose virusin HIV-thuhet në një deklaratë të autoriteteve në Nevada. Njoftimi i dhënë i drejtohet të gjithë atyre që janë operuar në një klinikë të Las Vegasit nga muaji mars i vitit 2004 deri në janar të 2008-ës. Ajo që shkaktoi alarmin ishte paraqitja e 6 rasteve me hepatit C në vetëm një muaj, kur mesatarja për shtetin e Nevadës është prej 2 të sëmurësh në vit. Duke hetuar më me imtësi mjekët zbuluan se nga këta 6 pacientë, tre prej tyre kishin marrë anestezi në të njëtën ditë, në të njëjtin vend, në qendrën mjekësore “Endoscopy Center” në jug të Nevadës. Një e dhënë kjo shumë evidente për të qënë thjesht një koiçidencë. Sipas analizave të mëvonshme ajo që i ka infektuar pacientët mund të ketë qënë një shiringë e përdorur për anestezinë, megjithësë një gjë e tillë nuk është verifikuar ende. Një burim anonim tha se në origjinën e kësaj emergjence është një metodë e zakonshme nëpër klinika, ku për anestezitë përdoren të njëjtat shiringa që përdoren për pacientët e tjerë duke ndryshuar vetëm agen. Shqetësimi më i madh i autoriteteve në Nevada është shpërthimi një epidemie të Hepatitit C, një sëmundje, sindromat e së cilës manifestohen vetëm pas disa vitesh. Por duke qënë se transmetimi i virusit të Hepatitit B, ashtu si ai i Sidës, bëhet përmes gjakut, autoritetet menduan të japin alarmin për rrezikun e infektimit nga të treja këto sëmundje.